PAPA SËRISH NË TELASHE: E AKUZOJNË SE KA THËNË SE THASHETHEMET JANË TË MIRA PËR GRATË POR JO PËR BURRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 30, 2024
- 1 min read
Vatikan | Pas polemikave mbi shprehjet shumëngjyrëshe që dyshohet se përdori Papa për të folur për homoseksualët në seminare, në një tjetër takim me dyer të mbyllura, atë të djeshmin me priftërinjtë e rinj romakë, Papa Françesku u kërkoi atyre që të shmangnin gojën e keqe, duke thënë se “thashethemet janë diçka e mirë për femrat”.
Kështu shkruan faqja “Silere non possum”.
Papa Françesku kishte shtuar: “Ne kemi pantallona, duhet të themi gjëra”.
Sërish sipas të njëjtit sajt, Papa, duke iu përgjigjur një prifti të ri për situatën e dioqezës së Romës, Françesku u përgjigj: “Ka probleme korrupsioni”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox