PAPA: TË NDËRTOHET EUROPA E POPUJVE JO GLOBALIZIMI HOMOGJENIZUES | BASHKËSITË KISHTARE DHE CIVILE TË KONTINENTIT NUK DUHET TË HUMBASIN IDENTITETIN E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 23, 2024
- 3 min read
Vatikan | Mesazh i Papa Françeskut për pjesëmarrësit në Ditën e XXV të Kolumbanit 2024, takim ndërkombëtar i bashkësive kolumbane, që kujtojnë Abatin e madh irlandez e që mbahet në Piaëenza.
“Bashkësitë kishtare dhe civile të kontinentit nuk duhet të humbasin identitetin e tyre.
Duhet bashkim në dallime dhe hapje e dialogut me qytetërimet e tjera”, tha Papa.
“Një Europë popujsh, e hapur për dialog dhe takime me qytetërime të tjera, të bashkuara në dallimet e tyre, në të cilën bashkësitë kishtare dhe civile nuk e humbasin identitetin dhe nuk shpërbëhen në një globalizim homogjenizues, në mëshirën e fuqive dominuese”, tha Papa Françesku.
Papa shpreson që kjo limfë ungjillore, e njëjta e sjellë shekuj më parë në territoret e kontinentit të vjetër nga murgjit irlandezë, pasuesit e abatit të madh Shën Kolumbanit, mund të forcohet në Europën e sotme.
Papa u dërgon një mesazh pjesëmarrësve në Takimin XXV Ndërkombëtar të bashkësive Kolumbane, të ashtuquajtur Dita e Kolumbanit 2024, e cila organizohet më 22 dhe 23 qershor në Piaçenza.
“Ngjarje, që vazhdon prej njëzet e pesë vjetësh në emër të Shën Kolumbanit dhe që ka kontribuar në krijimin e një rrjeti miqësie shpirtërore dhe kulturore në atë pjesë të Europës, ku ai dhe shokët e tij lanë gjurmën e pranisë së tyre frytdhënëse”, tha Papa Françesku.
“Nuk është thjesht përkujtim historik, as folklorik: është më tepër angazhim për të nxitur njohuritë e Shën Kolumbanit dhe të trashëgimisë së tij, si pasuri për sot, si në sferën kishtare, ashtu edhe në atë civile”, tha ai.
Materializmi praktik dhe neopaganizmi.
“Ndoshta ky objektiv mund të duket jorealist, sepse i tillë është dallimi ndërmjet Europës aktuale dhe asaj të shekujve 6 dhe 7 e modeli i jetës i propozuar nga igumeni i shenjtë dhe shokët e tij është shumë larg nga i yni”, tha Papa Françesku.
“Megjithatë, pikërisht ky kontrast, ky diversitet e bën dëshminë dhe mesazhin e Shën Kolumbanit veçanërisht interesante, madje tërheqëse për ne që jetojmë të zhytur në materializmin praktik dhe shpesh në një lloj neopaganizmi”, tha ai.
Puna e murgjve për ripërtëritjen e qytetërimit europian.
“Papa kujton sesi murgjit irlandezë të asaj kohe u bënë shtegtarë dhe misionarë në kontinent për të ri-ungjillzuar territore të gjera ku rrezikohej të humbiste lulëzimi i parë i krishterë.
Punën e bonifikimit dhe të kultivimit që kryen në tokë, e bënë edhe në fushën e shpirtit, të mendësisë dhe të zakoneve”, tha papa Françesku.
Dhe kështu, dëshmia e murgjve kolumbianë, si ajo e benediktinëve gjetkë, kontribuoi në mënyrë të vendosur në ruajtjen dhe përtëritjen e qytetërimit evropian.
Gurrë jete ungjillore për Kontinentin.
“Edhe sot - kujton Papa Françesku - kemi nevojë për këtë gjak’ ungjillor, në mënyrë që bashkësitë kishtare dhe civile të kontinentit të mos humbasin identitetin e tyre, të mos shpërbëhen në një globalizim homogjenizues, në mëshirën e fuqive sunduese, por të mund të shprehin besimin dhe kulturën e tyre me besnikëri krijuese ndaj traditave, duke kontribuar në ndërtimin e Europës së popujve, të bashkuar me gjallërinë e dallimeve dhe të gatshëm për takime dhe dialog me qytetërimet e tjera të botës.”
Prej këndej, inkurajimi për ata që angazhohen ta çojnë përpara nismën e Ditës së Kolumbanit duke u frymëzuar nga Ungjilli, në bashkëpunim respektues me autoritetet civile.
Mbi të gjitha, Papa lutet për mbrojtjen e Shën Kolumbanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios