Jorku i Ri, Amerikë | “Evropa pritet të ketë më shumë raste të importuara me mpox në ditët e ardhshme”, paralajmëroi sot dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pas zbulimit në Suedi të variantit të ri, më të rrezikshëm, të sëmundjes.
“Konfirmimi i nëntipit Clade 1 mpox në Suedi pasqyron qartë ndërlidhjen e botës sonë (...). Është e mundur që raste të tjera të importuara të Clade 1 do të regjistrohen në rajonin evropian gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, thotë njoftimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve, ka qenë në rritje ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh tek ekspertët e shëndetit publik.
Pas zbulimit të një rritje të rasteve, përhapja rritet me transmetueshmërinë që mbetet e panjohur.
Sot, e enjte, 15 gusht 2024, rasti i parë i mpox është zbuluar jashtë Afrikës, konkretisht në Suedi. Personi u infektua gjatë qëndrimit në një zonë të Afrikës.
Më herët gjatë ditës së sotme, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli mpox një emergjencë globale të shëndetit publik për herë të dytë në dy vjet, pas një shpërthimi të sëmundjes në Republikën Demokratike të Kongos që është përhapur në vende të tjera.
ÇFARË ËSHTË LIJA E MAJMUNIT?
Sipas Portalit Evropian të Informacionit të Imunizimit, lija e majmunëve është një sëmundje e rrallë virale që shkakton simptoma të një infeksioni akut viral (si: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh) dhe skuqje të lëkurës me papula ose flluska.
Në vitin 2022, për herë të parë, një numër i madh rastesh u raportuan në Bashkimin Europian por edhe në mbarë botën në vendet ku sëmundja nuk ishte e zakonshme.
Mbi 20000 raste u raportuan në Bashkimin Europian gjatë shpërthimit në 2022. Këto raste nuk u shoqëruan me udhëtime në vendet ku dihej historikisht se qarkullonte virusi i lisë së majmunëve.
Njerëzit e infektuar me lisë majmuni shpesh përjetojnë një kombinim të simptomave të mëposhtme:
1- Ethe.
2- Dhimbje koke.
3- Dridhje.
4- Rraskapitje.
5- Ënjtje e nyjeve limfatike.
6- Dhimbje shpine.
7- Dhimbje muskujsh.
8- Lezione të mukozës.
9- Skuqje të lëkurës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments