PARISI + BERLINI + LONDRA: KTHIM I MENJËHERSHËM NË ARMËPUSHIMIN E GAZËS; JEMI TË INDINJUAR PËR VIKTIMAT CIVILE NGA SULMET IZRAELITE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 2 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit në Rripin e Gazës, duke thënë se ata ishin të indinjuar nga numri i viktimave civile që kur Izraeli shkeli armëpushimin.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm Jean-Noël Barrot, Annalena Baerbok (Baerbock) dhe Deivid Lemi (David Lammy) denoncuan një pengesë dramatike për popullin e Gazës, pengjet, familjet e tyre dhe të gjithë rajonin.
“Ne jemi të indinjuar nga numri i viktimave civile dhe bëjmë thirrje urgjente për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, thanë ata në deklaratën e lëshuar nga Londra dhe Berlini.
“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të rifillojnë negociatat në mënyrë që armëpushimi të zbatohet në tërësi dhe të bëhet i përhershëm”, shtuan tre ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, sulmet izraelite në territor kanë vrarë 520 njerëz që kur Izraeli e theu armëpushimin të martën e kaluar.
“Është e qartë se Hamasi nuk duhet të sundojë më Gazën ose të përbëjë kërcënim për Izraelin. Megjithatë, ky konflikt nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake”, thanë ministrat francezë, gjermanë dhe britanikë.
“Gjakderdhja e mëtejshme nuk është në interesin e askujt - shtuan ata - duke u bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ndikim mbi Hamasin që ta përdorin atë ndikim për të siguruar që të mos ketë sulme të mëtejshme kundër Izraelit dhe i kërkuan Izraelit të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë menjëherë dërgimin e ndihmës”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments