PARLAMENTI EVROPIAN REFUZOI PROCESIN LIGJOR TË BASHKIMIT EVROPIAN PËR PLANIN E RIARMATIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Në një seancë të mbyllur, Komiteti i Çështjeve Ligjore të Parlamentit Evropian (JURI) shprehu kundërshtimin e tij ndaj përdorimit të dëshiruar nga Komisioni Evropian të nenit 122 të Traktateve, i cili, anashkalon konsultimin e Parlamentit Evropian, mbi propozimin për një rregullore të Këshillit që përcakton instrumentin SAFE, një nga bazat ekonomike të planit të Bashkimit Evropian të presidentes Ursula von der Leien (Leyen).
Kështu kumton shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian.
Komisioni Juri miratoi një opinion ligjor sipas, të cilit, përdorimi i nenit 122 nuk është një bazë e përshtatshme ligjore për këtë propozim dhe do t'ia komunikojë rekomandimin presidentit të Parlamentit Evropian për shqyrtim të mëtejshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios