Athinë, Greqi | Amendamenti i paraqitur të mërkurën dhe i miratuar nga Parlamenti siguron mjekim falas për të paktën 130000 pensionistë me të ardhura të ulëta, të përcaktuar si ata me pension ose të ardhura prej 643 euro ose më pak.
Kjo masë do të hyjë në fuqi nga muaji mars i vitit 2025.
Amendamenti, i cili, do të përfshihet në ligjin Voutsis të vitit 2020, synon veçanërisht pensionistët me të ardhura të ulëta që dolën në pension pas muajit qershor të vitit 2016.
Ai përmbush angazhimin e shpallur nga kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) në parlament të dielën e kaluar.
Kostoja e parashikuar e kësaj mase është 25 milionë euro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments