PARLAMENTI I ARMENISË MIRATOI APLIKIMIN PËR ANËTARËSIM NË BASHKIMIN EVROPIAN | 64 VOTA PRO DHE 7 KUNDËR; AREMENIA PO DISTANCOHET NGA KREMLINI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 26
- 1 min read

Armeni | Parlamenti armen ka miratuar projektligjin që ish-republika sovjetike të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është bërë e ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.
Votimi vjen në një kohë kur Armenia duket se po largohet politikisht nga Kremlini.
Teksti u miratua në leximin e dytë dhe përfundimtar me 64 vota pro dhe shtatë kundër.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments