PAS 21 VITESH BURG ALKET RIZAI KËRKON TË DALI NGA BURGU ME KUSHT | DEPOZITOI KËRKESË PROCEDURIALE PENALE NË GJYKATËN E LAMIAS; ËSHTË I DËNUAR ME DY BURGIME TË PËRJETSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 11
- 2 min read

Lamia, Greqi | Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi shqyrtoi sot kërkesën proceduriale penale të z. Alket Rizai, me moshë 47 vjeç.
Ai kërkoi lirim me kusht.
Vendimi gjyqësor ndaj kërkesës së tij do të shqiptohet në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, z. Kostas Nusas (Nousas), dhe kjo, sepse z. Rizai ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Koridhalos (Korydallos) për një çështje procedurale penale.
Z. Rizai është dënuar dy herë me heqje të përjetshme të lirisë dhe me mbi 25 vjet heqje lirie. Tashmë ai gjendet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003.
Nga arratisjet ka qëndruar shumë pak në liri (vetëm disa muaj). Këto vitet e fundit, për shkak të sjelljes së mirë, ka marrë liri-dalje nga burgu me periudha të shkurta kohore.
Para disa vitesh, në një zonë të Lamias, policët e departamentit Dhrasi Amesi (Veprimit të Shpejtë) po kontrollonin një automjet të dyshimtë me të cilin zakonisht qarkullonin subjekte kriminalë të njohur për autoritetet greke.
Në automjet u gjend edhe z. Rizai, i cili, kishte dalë nga burgu me 5 ditë leje për sjellje të mirë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários