top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS DENONCIMEVE MEDIATIKE PËR SHPËRDORIME FINANCIARE U SHKARKUA NGA DETYRA DREJTORI I TEATRIT KOMBËTAR ALTIN BASHA | NË POSTIN E DREJTORIT U KOMANDUA INDRIT ÇOBANI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 10
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e Republikës së Shqipërisë, njoftoi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

 

Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, Altin Basha.

 

MEKI bëri me dije se pas këtij lirimi do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtuesin e ri të Teatrit Kombëtar.

 

Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional.

 

MEKI njofton se me zbardhjen e vendimit, do të komandojë si drejtues të përkohshëm z. Indrit Çobani.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page