top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PASOJAT POST KOVID LIDHEN ME MPIKSJEN E GJAKUT DHE MJEGULLIMIN E TRURIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 2, 2023
  • 2 min read

Oksford, Britani e Madhe | Prania e mpiksjes së gjakut në tru ose mushkëri mund të shpjegojë disa simptoma të zakonshme të Covid-it të gjatë, duke përfshirë mjegullimin cerebral, konfuzionin dhe lodhjen. Kjo është ajo që del nga studimi britanik, “Post-Spitalization Covid-19”, i kryer nga Universitetet e Oksfordit dhe Leicesterit, botuar në Nature Medicine. Hulumtimi, i cili përfshiu 1837 persona të shtruar në spital për shkak të Covid-it, ka treguar se dy proteina të gjakut tregojnë se mpiksjet janë një nga shkaqet e efekteve afatgjata të Covid-it. Sipas studimit, 16% e pacientëve kishin vështirësi në të menduar, përqendruar ose kujtuar për të paktën gjashtë muaj pas sëmundjes. Këto efekte mund të zhvillohen edhe pas infeksioneve të vogla. Por, grupi i shkencëtarëve theksoi se gjetjet janë të rëndësishme vetëm për pacientët e shtruar në spital. Për shkak se studiuesit gjurmuan problemet njohëse vetëm në muajt e gjashtë dhe dymbëdhjetë dhe përmes testeve dhe pyetësorëve, nevojiten më shumë kërkime përpara se të propozohet ose testohet ndonjë trajtim i mundshëm. Identifikimi i parashikuesve dhe mekanizmave të mundshëm është një hap kyç për të kuptuar mjegullën e trurit pas COVID”, tha z. Pol Herisën (Paul Harrison), nga Universiteti i Oksfordit dhe autor i studimit. Por, shkaqet e Covid-it të gjatë mund të jenë të shumta. “Është një kombinim i asaj se si ishte shëndeti i një personi përpara vetë ngjarjes akute, dhe çfarë ndodh më pas mund të çojë në pasoja të shëndetit fizik dhe mendor”, shpjegoi z. Kris Braitling (Chris Brightling), profesor i mjekësisë së frymëmarrjes në Universitetin e Leicester. Studimi ia atribuon përgjegjësinë për turbullimin e trurit niveleve më të larta të fibrinogjenit të proteinës dhe të fragmentit proteinik D-dimer. “Si fibrinogjeni dhe D-dimeri janë të përfshirë në mpiksjen e gjakut dhe për këtë arsye gjetjet mbështesin hipotezën se mpiksja e gjakut është një shkak i problemeve konjitive pas Covid”, tha z. Maks Toket (Max Taquet), nga Universiteti i Oksfordit, dhe autor i studimit. Fibrinogjeni mund të veprojë drejtpërdrejt në tru, dhe enët e tij të gjakut, ndërsa D-dimer, shpesh reflekton mpiksjen e gjakut në mushkëri, dhe problemet në tru mund të jenë për shkak të mungesës së oksigjenit”, tha z. Toket (Taquet). Individët me nivele të larta të D-dimerit u ankuan gjithashtu për lodhje ekstreme, gulçim, dhe prireshin të kishin vështirësi për të mbajtur një punë të qëndrueshme. Një shembull i një pacienti që ka raportuar simptoma afatgjata Covid është ai i pedagogut të universitetit Lancashire Dr Simon Retford, i cili, kaloi dy javë në koma, pasi u sëmur me Covid në tetor 2020. Ai tani është kthyer në kryerjen e rreth 60-70% të aftësive të tij të mëparshme, por ende ka probleme me përqendrimin, humbjen e kujtesës afatshkurtër dhe hapësirën e vëmendjes. Majin e kaluar mora rolin e menaxherit të kurseve, dhe u ndjeva si një kompjuter shumë i ngadalshëm, që po përpiqej të funksiononte”, tha Dr. Retford, i cili, gjithashtu punonte për policinë. Nëse e ekzagjeroj tani, ndihem shumë i lodhur”, vazhdoi Dr. Retford. “Mund të mos i rikuperoj kurrë plotësisht aftësitë e mia, por, në anën e mirë, mund të mos kisha qenë këtu, si shumë të tjerë”, përfundoi Dr. Retford. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page