top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAVEL DUROV (THEMELUESI I TELEGRAM-it) ME ORIGJINË RUSE DHE I ARRESTUAR NË PARIS GUSHTIN E KALUAR U LEJUA TË LARGOHEJ PËRKOHËSISHT NGA FRANCA PËR TU KËTHYER NË DUBAI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Z. Pavel Durov, themeluesi i Telegram, me origjinë ruse dhe i arrestuar në Paris gushtin e kaluar, është kthyer përkohësisht në Dubai ku jeton dhe ku është kompania e tij.

 

Është mirë të jesh në shtëpi”, shkroi ai në platformë pasi iu dha leja nga magjistratët francezë për t'u kthyer në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Z. Durov, me moshë 40 vjeç, u arrestua në Francë gushtin e kaluar dhe u mbajt për disa ditë me akuzën e përmbajtjes së paligjshme të postuar në Telegram nga përdoruesit.

 

Një rast që u bë politik dhe mediatik, ishte hera e parë që arrestohej pronari i një rrjeti social.

 

Z. Durov u lirua më vonë, por deri më tani nuk është lejuar të largohet nga Franca.

 

Gjyqi po vazhdon, por është mirë të jesh në shtëpi”, shkroi ai në një postim në platformën e tij, duke falënderuar gjyqtarët që e lejuan këtë të ndodhë dhe duke shtuar se për vite Telegram ka përmbushur detyrimet e tij ligjore.

 

Z. Durov ishte në gjendje të largohej nga Franca - për një periudhë nga 15 marsi deri më 7 prill - pasi gjyqtarët e liruan atë nga detyrimet e tij sipas masave të vendosura ndaj tij pas lirimit të tij vitin e kaluar.

 

Domethënë detyrimi për t'u paraqitur në polici dy herë në javë, ndalimi i daljes nga territori francez dhe pagesa e një garancie prej pesë milionë eurosh.

 

Me mbi 900 milionë përdorues aktivë, Telegram është një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page