top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PEJË: FILLOI GJYQI PENAL PËR ARIZON RRUSTEMAJN; AGON GOLAJN; LEOMENT ÇEKUN; EDISON FAZLIUN; PETRIT LLUGALIUN | AKUZOHEN PËR PËRDHUNIMIN E NJË 14-VJEÇAREJE NË VITIN 2021.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 2 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Autoritetet e gjykimit penal filluan gjyqin ndaj:

1- Z. Arizon Rrustemaj (tiktoker).

2- Z. Agon Golaj.

3- Z. Leoment Çeku.

4- Z. Edison Fazliu (ata akuzohen nga Prokuroria Themelore në Pejë për përdhunimin e një të miture me moshë 14 vjeçe gjatë vitit 2021).

5- Z. Petrit Llugaliu (ai akuzohet për degradim të integritetit seksual).

 

Përgjatë ditës së djeshme (09.04.2025) u mbajt seanca paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë për të shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me akuzat penale që u atribuoen.

 

Në aktet proceduriale penale të prokurorisë z. Rrustemaj, z. Golaj, z. Çeku dhe z. Fazliu akuzohen se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer raporte seksuale pa pëlqimin e viktimës së mitur.

 

Gjatë muajit Gusht 2021 pikërisht në villat … në Pejë, me detyrim ka kryer akt seksual pa pëlqimin e viktimës se mitur e moshës katërmbëdhjetë (14) vjeçare, në atë mënyrë që pasi i pandehuri njoftohet më viktimën përmes rrjeteve sociale, arrin ta bindë të njëjtën që të dalin së bashku, ashtu që pasi e takon viktimën tek …, e merr të njëjtën më automjetin e tij dhe e dërgon tek villat e lartcekura ku e kryen aktin”, thuhet në aktet proceduriale penale.

 

Z. Golaj akuzohet se në muajin maj të vitit 2021 e ka marrë viktimën, e ka çuar në një vilë dhe ka kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

 

Me viktimën, sipas prokurorisë është njohur në rrjetin social virtual “Snapchat”.

 

Në muajin qershor të vitit 2021 z. Çeku akuzohet po ashtu se ka kryer akt seksual me të miturën pa pëlqimin e saj, duke e dërguar atë në vilë.

 

Gjatë muajit Korrik të vitit 2021 në kohë të panjohur në Pejë, me detyrim ka kryer akt seksual pa pëlqimin e viktimës se mitur A.H e moshës katërmbëdhjetë (14) vjeçare, në atë mënyrë që pasi i pandehuri njoftohet më viktimën përmes rrjeteve sociale, më pas i njëjti vjen në qytetin e Pejës dhe takohet më viktimën për t’u njoftuar më për se afërmi, dhe pas këtij takimi, i pandehuri prapë vjen në qytetin e Pejës dhe pasi takohet më të dëmtuarën, e merr të njëjtën dhe e dërgon në villat tek rrethi i Ukaj në Pejë, ku e kryen aktin seksual”, thuhet në aktet proceduriale penale.

 

Z. Llugaliu akuzohet se në muajin gusht të vitit 2021 kishe nxitur (cytur) të miturën 14-vjeçare t’i tregonte (ekspozonte) pjesët intime të trupit, ku më pas e ka kanosur me fjalët:

1- Kur të bahet 1 minut nuk të shoh tu hi me shkru e sheh çka bahet k… mos të han”.

2- Vonohesh e sheh, ej ku hamami je, qe spo fol a, ku je, Hiq mos i kthe bravo të qoftë nesër të tregoj unë ty”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page