PEJË: U ARRESTUA PUNONJËSI I POLICISË SË KOSOVËS ARGJENT KASTRATI | AKUZOHET SE U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU MBETI E PLAGOSUR NJË 22-VJEÇARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Fshati Qyshk, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore arrestuan:
1- Z. Argjent Kastrati.
Ai është punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës.
Një aksident automobilistik ngjau në fshatin Qyshk të Pejës, ku për pasojë, u godit një këmbësore me automjet, me moshë 22 vjeçe, e cila, është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftim | Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “rrezikim i trafikut publik”.
Të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments