PEKIN: SENATORI AMERIKAN STIV DINS (STEVE DAINES) U TAKUA ME ZV/KRYEMINISTRIN KINEZ HE LIFENG; KËRKOI MARRJEN E MASAVE PËR ÇËSHTJEN E TREGTISË SË PALIGJSHME TË FENTANILIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Pekin, Kinë | Senatori amerikan Stiv Dins (Steve Daines) - një mbështetës i fortë i presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) - u takua me zv/kryeministrin kinez He Lifeng me të cilin shkëmbeu fjalë të përzemërta para gazetarëve, pavarësisht se tensionet midis dy vendeve janë rritur mbi tarifat tregtare dhe trajtimin e tregtisë së paligjshme të fentanilit.
Senatori Dins (Daines), anëtari i parë i Kongresit që viziton Pekinin që kur presidenti Tramp (Trump) mori detyrën në muajin janar, do të takohet me kryeministrin kinez Li Çiang (Qiang).
Ambasada e ShBA-ës në Kinë shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se senatori Dins (Daines) shprehu thirrjen e vazhdueshme të presidentit Tramp (Trump) për Pekinin që të ndalojë rrjedhën e prekursorëve të fentanilit nga Kina.
Senatori Dins (Daines) shprehu gjithashtu shpresën se bisedimet e mëtejshme të nivelit të lartë midis dy vendeve do të zhvillohen në të ardhmen e afërt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments