PEKIN-SEUL-TOKIO: FORCIM I BASHKËPUNIMIT TREGTAR | SAMITI I RRALLË NË PËRGJIGJE TË OFENSIVËS TARIFORE TË PRESIDENTIT AMERIKAN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 30
- 1 min read

Seul, Koreja e Jugut | “Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina thanë të martën se do të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të krijuar një mjedis të parashikueshëm për tregtinë dhe investimet”, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar pas një takimi të posaçëm ministror.
Ministrat e industrisë dhe tregtisë nga tre vende aziatike u takuan në Seul në përgjigje të ofensivës tarifore të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ata gjithashtu bënë thirrje për përshpejtimin e negociatave që po zhvillohen që nga viti 2013 për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse trepalëshe të tregtisë së lirë”.
Takimi mes zyrtarëve nga Pekini, Seuli dhe Tokio është i pari në këtë nivel në pesë vjet.
Presidenti Tramp (Trump) e ka futur tregtinë globale në kaos me një seri tarifash ndëshkuese për një gamë të gjerë importesh, duke përfshirë makina, kamionë dhe pjesë auto.
Koreja e Jugut dhe Japonia janë eksportuesit kryesorë të automjeteve, ndërsa Kina gjithashtu është goditur rëndë nga tarifat e reja amerikane.
Në takim morën pjesë ministri i Industrisë së Koresë së Jugut Ahn Duk-geun, homologu i tij japonez Yoji Muto dhe ministri kinez Wang Wentao.
“Të tre vendet duhet t'i përgjigjen bashkë sfidave të përbashkëta globale”, ministri Ahn.
“Mjedisi aktual ekonomik dhe i biznesit karakterizohet nga fragmentimi në rritje i ekonomisë globale”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント