top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

PENGU I HAMASIT: JAM KTHYER POR AJO QË PO JETOJ NUK ËSHTË JETË | SHANI GOREN KALOI GATI DY MUAJ SI PENG I HAMASIT.

Tel Aviv, Izrael | Znj. Shani Goren, një izraelite që kaloi gati dy muaj si peng i Hamasit në Rripin e Gazës përpara se të lirohej, foli sot për luftën e saj për të jetuar përsëri, gjatë një mbledhjeje në Paris, të të afërmve të pengjeve nga kibuci Nir Oz, një nga ata që u morën gjatë sulmeve më të rënda nga terroristët e Hamasit më 7 tetor 2023.

 

Kanë kaluar 343 ditë që nga ajo e shtunë kur më rrëmbyen nga shtëpia ime në kibucin Nir Oz, vendi që mendoja se ishte vendi më i sigurt në botë”, tha znj. Shani Goren në këtë tubim të organizuar me Crif (Këshilli i Fondacioneve Hebraike të Francës) në lagjen hebraike të Marais, në qendër të Parisit.

 

Gruaja e re, e cila kaloi 55 ditë në robëri në Gaza, ishte një nga 100 pengjet e liruara gjatë armëpushimit njëjavor midis Izraelit dhe Hamasit në fund të nëntorit 2023.

 

Zemra ime dhe një pjesë e madhe e imja janë ende atje, në atë vend të tmerrshëm robërie në Gaza”, u tha ajo dhjetëra njerëzve, duke përfshirë banorët e kibucit Nir Oz, të mbledhur pas një pankarte ku shkruhej lironi të gjithë pengjet, disa prej të cilëve ushtria izraelite ka njoftuar se janë vrarë.

 

U ktheva, zgjohem në mëngjes, fle natën - shumicën e kohës jo - ha, pi. Por kjo nuk është jetë, është diçka larg jetës. Miqtë e mi që ishin më afër kibucit janë ende atje. Më mungojnë çdo moment të ditës”, tha znj. Goren, fjalët e së cilës u përkthyen nga hebraishtja.

 

Çdo ditë kalon si një përjetësi, çdo orë është e pafund. Duhet t'i sjellim në shtëpi. Tani”, përfundoi ajo, ndërsa njerëzit e mbledhur atje thërrisnin: “Arshav”, (“tani” e thënë në hebraisht).

 

Kibbutz Nir Oz, shumë afër Rripit të Gazës, pagoi një çmim të rëndë në sulmin e Hamasit, me rreth 30 të vdekur dhe më shumë se 70 pengje, disa prej të cilëve vdiqën në robëri.

 

Një tjetër banore e Nir Oz, znj. Jamit Avital foli për ndjenjën e saj të fajita sepse ne jemi këtu në Paris dhe ata janë atje dhe u kërkoi njerëzve të vepronin për të liruar pengjet.

 

Nuk mund ta duroj më këtë”, tha ajo e përlotur.

 

Sulmi i paprecedentë terrorsit i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 rezultoi në vdekjen e 1205 personave, kryesisht civilë, sipas një raporti të entit mediatik AFP, bazuar në shifrat zyrtare izraelite.

 

Nga 251 personat e rrëmbyer atë ditë, 97 mbahen ende në Gaza, prej të cilëve 33 u shpallën të vdekur nga ushtria izraelite.

 

Lufta e nisur si hakmarrje nga Izraeli për shkatërrimin e Hamasit në Gaza ka lënë më shumë se 41000 të vdekur, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të qeverisë së lëvizjes islamike palestineze.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page