PENTAGONI: TRUPAT AMERIKANE NË SIRI DO TË REDUKTOHEN NË MË PAK SE 1000 | KY VENDIM ËSHTË PRODUKT I SUKSESIT TË SHËNUAR NË LUFTËN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 10 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pentagoni ka njoftuar një reduktim të pranisë ushtarake amerikane në Siri, në dritën e suksesit të shënuar në luftën kundër Shtetit Islamik.
Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ës, Sin (Sean) Parnell tha në një deklaratë se prania ushtarake e ShBA-ës në vend do të reduktohet nga rreth 2000 trupa në më pak se 1000 gjatë muajve të ardhshëm.
“Gjatë dekadës së fundit, koalicioni global për të luftuar Shtetin Islamik ka arritur piketa të rëndësishme, duke përfshirë humbjen territoriale të ISIS-in në vitin 2019”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) do të vazhdojë të jetë e pozicionuar për të vazhduar sulmet e saj kundër forcave të mbetura të Shtetit Islamik në Siri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments