PEQIN: U ARRESTUA ERVIS SULA | ARMË ZJARRI + MUNICION + DROGË + MOSBINDJE NDAJ POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 4
- 2 min read

Peqin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Ervis Sula.
U procedua penalisht edhe bababi i tij me moshë 67 vjeç.
Në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 630 gramë kanabis, një sasi kokainë, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.
Njoftim | Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Risku”.
Nuk ndaloi automjetin me të cilin shpërndante Kokainë dhe Cannabis, por u largua me shpejtësi, duke iu rrezikuar jetën punonjësve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari, E. S.
Procedohet penalisht babai i këtij shtetasi. Në banesën e këtyre shtetasve u gjetën:
630 gramë Cannabis, një sasi Kokaine, 3 armë gjahu, 2 armë të ftohta (thika), 1 armë sportive, 55 fishekë, sasi baruti me të cilin mbusheshin fishekët, 1 palë dylbi dhe 1 dedektor metal-kërkues.
Në vijim të aksioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. S., 30 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi F. S., 67 vjeç, të dy banues në Peqin.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në lagjen “Teqe”, i është bërë shenjë ndalimi, automjetit me drejtues shtetasin E. S., i cili dyshohej se shiste Kokainë dhe Cannabis, në Peqin.
30-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për ndalim, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments