top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERSONAZHI I VITIT KËTË HERË NUK ËSHTË NJERËZOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 6, 2024
  • 4 min read

Nga z. Marçelo Veneciani (Marcello Veneziani), gazetar, shkrimtar, filozof italian.

Romë, Itali | Kush është personazhi i vitit 2023? Këtë vit shoqëria njerëzore nuk ka prodhuar një protagonist absolut, por shumë deuteragonistë dhe shumë të zhdukur.

Pra, nëse duam të jemi objektivë dhe universalë, duhet të pranojmë: karakteri (personazhi) global i vitit është AI, që nuk është pëllitja e gomarit, por Inteligjenca Artificiale.

Është ajo, është ajo, është kjo, nuk di si ta përkufizoj, mbretëresha e vërtetë e vitit që po largohet, dhe ndoshta jo vetëm kaq.

Për inteligjencën artificiale nuk është folur asnjëherë aq shumë sa këtë vit, edhe pse ka disa vite që ajo është ndezur.

Asnjëherë nuk është shkruar, thënë, bekuar, dhe mallkuar kaq shumë për të, dhe për zëvendësimin që po bëhet nëpërmjet saj të njerëzimit të vjetër, të rrënuar, i cili, është rritur jashtëzakonisht në numër, ka rënë në peshë, për të mos përmendur prestigjin.

Njerëzimi ka përfunduar midis një ylli dhe një shenje paundi, domethënë jashtë një metafore të tastierës së smartfonit, midis mohimit të natyrës dhe adoptimit simbolik të yllit, për të treguar kthyeshmërinë totale, kalueshmërinë dhe parëndësinë e identitetit gjinor; dhe anulimin e historisë, traditës, qytetërimit, realitetit.

E para quhet schwa në shkurtim, e dyta në formulën magjike të Kulturës së Anulimit, dy forma paralele dhe konvergjente të budallallëkut vetëshkatërrues, dhe se ato janë paralele, dhe në të njëjtën kohë, konvergjente, konfirmon pabazueshmërinë dhe marrëzinë e tyre. Por rezultati përfundimtar i asaj idiotësie të dyfishtë është se në vend të njerëzimit, protagonist absolut i vitit të kaluar, me pamje nga e ardhmja, është Inteligjenca Artificiale, dhe shoqëruesi i saj, roboti.

Në të vërtetë, për të qenë të saktë, njerëzimi është i dërrmuar mes dy çmendurive: mekanizmit dhe kafshërisë.

Po bëhemi një urë e tepërt mes dy brigjeve: robotit dhe kafshës, që duken më të mirë se ne.

E kuptova që arritëm në një pikë pa kthim, në garën drejt robotit zëvendësues, që zëvendëson njeriun, kur pashë që edhe karabinierët kanë adoptuar Saetën (Saetta), robotin karabinier me katër këmbë, i shkathët dhe i rastësishëm, i aftë për të kryer detyra në vend tëkolegëve të tij njerëzorë, me një profesionalizëm, besnikëri, saktësi, dhe vetëmohim që nuk mund ta imagjinoni. Ec pak çuditshëm, katërkëmbëshi teknologjik, thuajse duket si një gaforre e madhe, edhe pse është veshur me ngjyrat e Ushtrisë.

Por, është përfaqësimi i uniformuar i Inteligjencës Artificiale, gjatë shekujve besnikë.

Në raste të tjera, kur shakatë për policinë ishin të shfrenuara, ato do të kishin thënë se robotika dëshiron të fitojë lehtësisht, nëse synon të zëvendësojë inteligjencën e një polici.

Shaka që ishin të suksesshme përderisa konsideroheshin të pandershme dhe të egra; por duke qenë se të parët që u thanë u bënë vetë karabinierët, të cilët, demonstruan kështu një ndjenjë të shëndoshë autoironie, u kuptua se ata nuk kishin më asnjë arsye të ekzistonin, dhe të tërboheshin kundër forcës. Por tani vjen Saetta, dhe ne jemi kthyer në krye.

Ndonjëherë kam përshtypjen se Inteligjenca Artificiale do të ishte sjellë më mirë në shumë situata që po përjetojmë, duke zëvendësuar lidershipin, qeveritë, bankierët dhe ushtrinë; marrëzia inteligjente e njerëzimit ndonjëherë të bën të thërrasësh robotë.

Shkoj dhe bëj shaka me të, preferoj të shkoj me paradoksin për të mos thënë të vërtetën: por hegjemonia intelektuale e Inteligjencës Artificiale, e treguar me të drejtë si personazhi i vitit, është një disfatë që nuk duhet të na bëjë krenarë.

Është e lehtë të thuhet se në çdo rast është produkt i njeriut, dhe për këtë arsye lavdia e saj në realitet pasqyrohet vetëm dytësore, e varur nga ata që e krijuan atë.

Por duke parë shpronësimin/abdikimin progresiv të funksioneve, proceseve dhe mendimeve, me kalimin relativ nga njerëzorja në atë artificiale, ke ndjenjën e qartë se tani e tutje nuk do të pyesim më veten se vajza e kujt është Inteligjenca Artificiale, sepse tani është e moshës, e rritur dhe në proces të pavarur.

Inteligjenca Artificiale largohet nga shtëpia e familjes, dhe shkon të jetojë e vetme, si e vetme, ose së bashku me inteligjenca të tjera artificiale.

Praktika e mësimit është duke përfunduar, ajo së shpejti do të fillojë biznesin e saj.

Dikush këmbëngul të thotë se ne vetëm duhet të fitojmë, ne do të ngarkojmë shumë funksione, detyra, dhe përpjekje të pafalshme mbi të.

Por nuk e keni kuptuar që njeriu, pasi të zbrazet nga çdo detyrë, mision, funksion, fillimisht do të jetë i varur nga i pari, dhe më pas do të bëhet fillimisht i parëndësishëm, pastaj i tepërt, më në fund i dëmshëm, një pengesë për zgjerimin e lirë, dhe të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale.

Lenini dikur shkroi se kapitalizmi do t'i ofronte proletariatit një litar me të cilin do të vareshin.

Historia nuk ka shkuar tamam kështu, por nuk është e pamundur të imagjinohet që njeriu po i siguron Inteligjencës Artificiale çelësin, çipin, me të cilin do të fshihet.

Do të vijë një moment, në të cilin, ne nuk do ta vërejmë më këtë proces, nuk do të ndiejmë nevojën për ta denoncuar, apo edhe për ta komunikuar: ai moment do të tregojë fikjen, ose kalimin nga e natyrshmja njerëzore në atë artificiale-teknologjike, momenti në të cilin njeriu do të shuhet, dhe vendin e tij do ta zërë inteligjenca artificiale (AI).

Por sapo të ndodhë, ne do të kemi pushuar së shqetësuari për të, sepse fakulteti ynë kritik, parashikues, do të çaktivizohet, si dhe aftësia jonë për ta drejtuar procesin, për ta orientuar atë.

Jo, nuk ka fatalizëm në ato që them, madje nuk ka as ludizëm apo urrejtje e frikë stërgjyshore për makinën, dhe për të ardhmen.

Nuk ka as një besim se Inteligjenca Artificiale është e keqe. Përkundrazi, rezultatet që po marrim nëpërmjet tij janë të jashtëzakonshme, shumë avantazhe që tashmë përfitojmë janë padyshim pozitive.

Jo, ajo që na shqetëson më shumë nuk është përparimi i inteligjencës artificiale, por, tërheqja e inteligjencës njerëzore.

Ne nuk jemi në gjendje ta qeverisim atë. Së shpejti do ta shpjegojmë më mirë kuptimin e saj. Ndërkohë, duke përfituar nga gëzimi i Krishtlindjeve, ne festuam inteligjencën artificiale (AI) si personazhin e vitit.

Megjithatë, nëse brigadieri (karabinieri) Saetta më ndalon, do të flas vetëm në prani të Aleksës (Alexa).

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page