top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU: U SHPALL GJENDJA E JASHTËZAKONSHME KUNDËR KRIMIT NË QYTETET LIMA DHE KALLAO (CALLAO) | MASA DO TË ZGJASË 30 DITË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lima, Peru | Qeveria peruane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet Lima dhe Kallao (Callao) për 30 ditë duke filluar nga sot për të luftuar krimin e organizuar.

 

Policia Kombëtare do të marrë kontrollin e rendit publik në këto zona, ndërsa Forcat e Armatosura do të bashkëpunojnë për të forcuar sigurinë në zonat më të rrezikuara.

 

Dekreti i Presidentes Dina Boluarte përcakton se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mund të pezullohen ose kufizohen disa të drejta kushtetuese, si liria e lëvizjes dhe grumbullimit, si dhe paprekshmëria e shtëpisë.

 

Megjithatë, duhet theksuar se nuk do të vendoset asnjë shtetrrethimi.

 

Kjo masë justifikohet nga shqetësimet në rritje për dhunën dhe krimin, të cilat, po cenojnë qetësinë dhe rendin e brendshëm të qyteteve kryesore të vendit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page