PIKA E KALIMIT KUFITAR “HANI I HOTIT”: U ARRESTUA ADI KADRIA NGA MEAQEDONIA E VERIUT | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR I AKUZUAR PËR VJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 20
- 1 min read

PKK Hani i Hotit, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Adi Kadria, me moshë 50 vjeç, nga Maqedonia e Veriut.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Shkupi për shkak se akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftim | Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi.
Shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar që tentojnë të hyjnë/dalin nga Shqipëria, pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin maqedonas: A. K., 50 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi akuzohet nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vjedhja”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Shkupin, për ekstradimin e 50-vjeçarit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments