PIKA TË REJA LIDHËSE PËR NEUROPROTEZAT E SË ARDHMES.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 24, 2024
- 2 min read
Bolonjë, Itali | Karrige me rrota të avancuara dhe ekzoskelete të kontrolluara nga mendja; teknologjitë për të rilidhur muskujt dhe trurin tek ata që kanë pësuar lëndime të shtyllës kurrizore ose për të kompensuar dëmtimin e shkaktuar në tru nga një goditje në tru.
Neuroprotetika e së ardhmes mund të japë zgjidhje për problemet shëndetësore për të cilat sot nuk ka kurë.
Projekti Mnesys, programi më i madh i kërkimit të trurit i realizuar ndonjëherë në Itali, mund të kontribuojë gjithashtu në këtë objektiv.
“Një nga makroprojektet (Spoke 4) në të cilin është ndarë Mnesys, i cili prezantoi disa rezultate në Forumin e parë Kombëtar të Neuroshkencës, në fakt, ka të bëjë me hetimin e mënyrës në të cilën truri ndërvepron me mjedisin, domethënë, për shembull, se si shikimi dhe prekja përdoren për të na bërë të lëvizim”, shpjegon znj. Patricia (Patrizia) Fattori, profesoreshë e fiziologjisë në Universitetin e Bolonjës dhe koordinatore e Spoke 4.
Një nga aplikimet e mundshme të kësaj linje kërkimi është të kuptojmë se cila zonë e trurit është më e përshtatshme për të qenë burimi i sinjaleve nervore për të drejtuar neuroprotezat.
Një studim i kryer nga grupi kërkimor i udhëhequr nga Prof. Fattori ka identifikuar dy fusha të reja që përfaqësojnë kandidatë të mirë brenda të cilave mund të kryhet një implant hipotetik neuroprotetik për të ndihmuar pacientët me motor deficite, si ato me dëmtim të shtyllës kurrizorr.
Megjithatë nuk është vetëm truri që ndikon në sjelljen e organizmit.
Ndodh edhe e kundërta: një shembull i kësaj është ndikimi i mikrobiotës në disa sëmundje neurodegjenerative si Alzheimer.
Hulumtimi i kryer nga një grup kërkimor i udhëhequr nga profesoret znj. Laura Kalca (Calzà) dhe znj. Luçiana (Luciana) Giardino të Universitetit të Bolonjës, ka treguar se si plakja e parakohshme e mikrobiomës shkakton inflamacion të zorrës së trashë që parashikon fillimin e defekteve të kujtesës tipike për Alzheimer.
“Njohja e kësaj faze para-simptomatike hap mundësi krejtësisht të reja parandaluese dhe terapeutike - për shembull - duke rregulluar siç duhet sinjalet që rrjedhin nga mikrobiota”, thotë znj. Kalca (Calzà), profesore e anatomisë së kafshëve shtëpiake në Universitetin e Bolonjës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments