PJESA E PESTË | CILËT JANË MERCENARËT E “BATALIONIT URAL” QË SFIDOJNË “GRUPIN UAGNER”?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 13, 2023
- 4 min read

Nga z. Lorenco Vita (Lorenzo Vita).
Romë, Itali | Batalioni i ri i mercenarëve rusë në frontin në Ukrainë do të konkurronte me Grupin Uagner të z. Jevgeni Prigozhin. Në fakt, burime në Ministrinë e Mbrojtjes nxjerrin në pah lajmin për krijimin e të ashtuquajturit Batalioni Ural, i financuar nga manjati i bakrit. z. Igor Altushkin.
Një formacion për të cilin dihet pak, përveç se në shkurt luftoi në Kremina të Ukrainës, sipas një raporti nga transmetuesi shtetëror Rusia Today.
Viktimat e rënda, dhe nevoja për të furnizuar dhe për të drejtuar linjat e gjata të frontit, nënkuptojnë se Rusia u përball me një mungesë akute të fuqisë luftarake, për pjesën më të madhe të luftës së saj në Ukrainë, duke e detyruar Kremlinin të mbështetet në një përzierje të kontratave, të të mobilizuarve dhe të vullnetarëve, si dhe të mercenarëve.
Shfaqja e figurave të biznesit rus, që formojnë formacione vullnetarësh të parregullt, mund të sugjerojë që Kremlini ua besoi këtyre figurave këtë përpjekje, për shkak të mungesës së besimit në organet rajonale, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse.
Këto figura biznesi, mund të mbështesin gjithashtu në mënyrë të pavarur këto përpjekje, për të përmirësuar pozicionin e tyre individual në Kremlin.
ÇFARË DIMË PËR BATALIONIN URAL?
Shfaqja e grupeve të reja është një simptomë e grindjes së profilit të lartë, midis ministrisë ruse të mbrojtjes dhe Grupit Uagner: me sa duket udhëheqja ushtarake ruse ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij me një kompani private ushtarake mbi të cilën ka më shumë kontroll.
Z. Jevgeni Primakov (Yevgeny Primakov) nipi i ish-kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me të njëjtin emër, njoftoi krijimin e kompanisë për të mbrojtur qendrat e ndjeshme.
Sipas z. Primakov, prania e njerëzve të armatosur mirë, të fortë dhe të motivuar në zyra do ta bëjë më të dukshme punën humanitare dhe kulturore të Rusisë.
Në kanalet zyrtare ka pak gjurmë të pakta të njësisë. Z. Vladimir Soloviev, gazetar dhe prezantues televiziv rus, i konsideruar si shumë i afërt me z. Vladimir Putin, i njohur si drejtues i programit “Soloviev Live”, që nga viti 2005, i cili transmetohet në kanalin televiziv “Rossija 1”, ishte një nga të paktët që foli për të, në rrjetet e tij sociale virtale, dhjetorin e kaluar, duke u shprehur: “Ky është batalioni Ural, ky është Ural. I gjithë ky batalion është blerë nga sipërmarrës rusë. Nuk ka asnjë qindarkë paresh publike. Burra që janë stërvitur shkëlqyeshëm në një nga terrenet më të mira stërvitore, besoj, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë. Erdhën specialistët e qendrës madhështore të Gudermes, u vlerësuan, u brohoritën. Tanke, mjete të blinduara, të rënda dhe të lehta. Kamionçina, në të cilat ka shumë për të punuar. E gjithë kjo shkon në front, së bashku me luftëtarë të stërvitur në mënyrë të shkëlqyer. Këta janë njerëzit që do të sjellin paqen në Ukrainë, dhe çlirimin nga regjimi i poshtër nazist. I pashëm!.”
KËRKESAT E PUTINIT PËR BIZNISMENËT.
Z. Altushkin thuhet se filloi krijimin e batalionit pasi mori pjesë në një takim me dyer të mbyllura me z. Putin, në muajin shtator 2022, gjatë të cilit, presidenti rus i ngarkoi biznesmenët rusë të financonin formacionet vullnetare.
Përfshirja e tij në Batalionin Ural u pohua për gazetën Kohërat e Moskës (Moscow Times) nga z. Viktor Yarkov, kreu i Fondit të Veteranëve të Forcave Speciale, një organizatë me bazë në qytetin e Eekaterinburg, që ka dërguar luftëtarë vullnetarë në Ukrainë që nga viti 2014.
Kur u pyet se kush financon pajisjet ushtarake, z. Yarkov, një ish-ushtar i forcave speciale, tha: “Altushkin, kompania (e tij) e bakrit, si dhe të tjerë.”
Kompania megjithatë, nën presion nga gazeta “Moscow Times” mohon: në një deklaratë të dërguar me e-mail ajo deklaron se “Kompania Ruse e Bakrit dhe menaxhmenti i saj nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në asnjë mënyrë në krijimin dhe financimin e njësive që marrin pjesë në operacionin ushtarak special”, duke përdorur termi zyrtar për pushtimin rus të Ukrainës.
KUSH ËSHTË IGOR ALTUSHKIN?
Z. Altushkin (me pasuri materiale me vlerë rreth 3.4 miliardë dollarë sipas Forbes), përpjekjet e fundit të të cilit për të rekrutuar burra në burgje u bllokuan nga veterani Prigozhin, filloi karrierën e tij si mbledhës skrapi, duke shkuar aq larg, sa në vitin 2004 themeloi Kompaninë Ruse të Bakrit në Ekaterinburg, sot prodhuesi i tretë më i madh i bakrit në Rusi, me miniera dhe fabrika në Rusi, dhe Kazakistan.
Jo ndryshe nga familjet e shumë anëtarëve të tjerë të institucioneve ruse, gruaja dhe të paktën një nga fëmijët kanë një pasaportë britanike. Në Londër ai është pronar, ndër pronat e tjera, i një rezidence me vlerë 21 milionë dollarë, e cila më parë i përkiste yllit të popit Madonna.
Kompania humbi një shumë të konsiderueshme parash vitin e kaluar. për shkak të krizës së sanksioneve në industri: Më shumë se 5 miliardë dollarë janë fshirë nga pasuria e tij personale, pasi sektori i metaleve të vendit u dorëzua ndaj sanksioneve të vendosura perëndimore. As z. Altushkin, as biznesi i tij, dhe aq më pak askush në familjen e tij, nuk është sanksionuar nga Perëndimi.
Media e përkufizon atë si miliarder ortodoks, për financimin e siguruar për ndërtimin ose restaurimin e kishave në rajonin e Sverdlovsk dhe në Çeçeni. Ai priti Patrarkun Kirill në avionin e tij privat me destinacion Eekaterinburgun, dhe konsiderohet i afërt me Kremlinin, veçanërisht pasi ai dhuroi fonde për monumentin e Aleksandrit III, të zbuluar nga z.Putin në Krime, në vitin 2017.
Emri i z. Altushkin është një nga dosjet e Panama Papers. Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të z. Ruslan Baisarov, një sipërmarrës i njohur për kontributin e tij në industrinë ruse të naftës.
Z. Baisarov është pronar i Korporatës Industriale të Energjisë “Tuva”, dhe është gjithashtu aksioneri kontrollues i Grupit të Kompanive “SK MOST”, një nga grupet kryesore të ndërtimit në Rusi.
Ndër kompanitë e tjera, ai zotëron Grupin e Kompanive Bamtonnelstroy-Most, një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Rusi, e specializuar në infrastrukturën e transportit. Prandaj, z. Baisarov është i zënë me mbështetjen e qeverisë ruse, duke zotëruar ose kontrolluar një kompani që operon në industri të rëndësishme strategjike, përkatësisht, në sektorët e ndërtimit dhe të transportit rus.
Shoku i ngushtë i z. Ramzan Kadirov, konsiderohet nga shumë si “portofoli” i tij: është e veçantë që, duke qenë i lidhur ngushtë me z. Altuskin, ai është i vetmi nga të dy, që i është nënshtruar sanksioneve perëndimore, që nga qershori i vitit të kaluar. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments