top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E PESTË DHE E FUNDIT: BETEJA PËR DETET EUROPIANE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12, 2023
  • 8 min read

Nga z. Lorenco Vita (Lorenzo Vita).

Romë, Itali | Me fillimin e konfliktit në Ukrainë, Evropa është kthyer në qendër të arenës ndërkombëtare të luftës. Lufta është kthyer në zemër të Kontinentit të Vjetër, me kufirin lindor ku duket se ka rënë një perde e hekurt e ripërtërirë që ndan Rusinë dhe Perëndimin.


Në qendër të skenarit është sigurisht vendi i pushtuar, Ukraina. Por, konflikti ka treguar edhe se si kjo përplasje është projektuar edhe në nivele të tjera.


Një prej tyre është deti, një element themelor që rrethon Evropën dhe që gjithashtu ka rëndësinë e tij jetike në teatrin ukrainas. Dhe kjo konfirmohet nga të gjitha dinamikat që kanë ndikuar në evolucionin e luftës së nisur nga Moska, në të cilën, jo vetëm Deti Azov, por edhe Krimea, dhe kontrolli i Ishullit të Gjarpërinjve, deri në dimensionin detar të luftës, kishte një peshë të madhe ukrainase asimetrike, duke përfunduar në temën më të ndërlikuar dhe komplekse, atë të minave që kanë pushtuar Detin e Zi.


SFIDA PËR DETIN E ZI.

Gjatë viteve të fundit, ky det ka marrë një rëndësi gjithnjë e më të madhe strategjike, në të cilin, lufta në Ukrainë ka vepruar vetëm si një përshpejtues.


Rëndësia e këtij trupi ujor, në fakt, është evidente pasi është porta jugore e Rusisë për të hyrë në të ashtuquajturat “dete të ngrohtë”.


Dhe kjo do të thotë se Moska ka pasur gjithmonë interes për të siguruar brigjet e saj, dhe për ta nënshtruar Detin e Zi e për ta pasur nën kontrollin e saj.


Nëse kjo ishte mjaft e qartë gjatë Luftës së Ftohtë, kur Bashkimi Sovjetik kontrollonte efektivisht një pjesë të madhe të këtij deti, me përjashtim të bregdetit turk, që i përkiste NATO-s, në thelb e konsideronte atë një “liqen” socialist.


E ndarë me një partner të domosdoshëm si Ankaraja, çështja u përmbys me rënien e bllokut komunist, dhe zgjerimin e mëpasshëm të Aleancës Atlantike me vende që tani duan të forcohen nga pikëpamja ushtarake.


Në fakt, Deti i Zi është shndërruar me kalimin e kohës në një trup ujor gjithnjë e më të kontestuar, ku tema e përçarjes midis Rusisë dhe Perëndimit, i është shtuar interesave të fuqive bregdetare, shpesh në konflikt me njëra-tjetrën.


Një përplasje që u zgjerua natyrshëm me shpërthimin e luftës në Ukrainë, dhe që vërteton gjithashtu rëndësinë e frontit detar, për një konflikt që mesa duket nuk ndikon në këtë lloj dominimi.


Në fakt, me një inspektim më të afërt, nga pikëpamja strategjike, përplasja për Detin e Zi është një nga shtyllat e këtij konflikti, pasi Rusia filloi këtë konflikt të gjatë me Kievin - që filloi shumë përpara vitit 2022 - me pushtimin dhe aneksimin e mëvonshëm të Krimesë.


Vendimi për ta bërë këtë rajon të vetin, ku baza e flotës ruse ishte tashmë në Sevastopol, buron nga nevoja e Moskës për të siguruar një bastion në atë trup uji që do ta lejonte atë të manovronte lirshëm përtej Bosforit, duke siguruar trafik të drejtpërdrejtë tregtar drejt Mesdheut.


Megjithatë, pushtimi i Krimesë pa një korridor të sigurt që e lidh atë me atdheun e ri, ka qenë gjithmonë një pasion i presidentit rus Vladimir Putin, i vetëdijshëm për vështirësinë e sigurimit të lidhjes së Krimesë me Federatën vetëm me urën e Kerçit.


Kjo ide u manifestua kështu në pushtimin e pjesës jugore të Donbasit, ku pushtimi i territorit në bregun e detit Azov jo vetëm që siguroi këtë masë të vogël uji për Rusinë, por bëri të mundur bashkimin e Krimesë.


Nga ana tjetër, loja e Detit të Zi aktualisht sheh jo vetëm një Ukrainë gjithnjë e më të përkushtuar në frontin e luftës asimetrike , të luftuar falë një zhvillimi të shpejtë të aftësive luftarake të garantuara nga mbështetja perëndimore, por edhe përfshirjen e mëtejshme të NATO-s nën pritje të ndryshme.


Në fakt, kontrolli i Detit të Zi sigurohet jo vetëm nga anëtarësimi i Turqisë në Aleancë, por, edhe nga dy lojtarë të tjerë jo aq të fuqishëm, por, shumë të rëndësishëm: Bullgaria dhe Rumania.


Hyrja e këtyre dy vendeve në vitin 2004 mbylli bregun jugor dhe perëndimor të këtij deti, duke konsoliduar monitorimin e plotë të Bosforit nga blloku perëndimor.


Regjimi i kalimit në ngushticat turke mbetet prerogativë e Ankarasë me Konventën e Montreit (Montreux), e cila, nuk përfshin aktorë të tjerë jashtë vendeve kufitare.


Për momentin, për shembull, Turqia ka mbyllur hyrjen e anijeve ushtarake jashtë atyre që kthehen në bazat e tyre përkatëse, duke përjashtuar efektivisht hyrjen e njësive të reja në Detin e Zi, madje edhe në dëm të flotës ruse.


Megjithatë, sinjali i lëshuar nga Uashingtoni dhe Brukseli ishte që Moska të mos kishte liri të plotë manovrimi në aktivitetet e saj detare, siç tregohet për më tepër nga dislokimi i forcave para dhe pas fillimit të luftës, dhe nga stërvitjet që konsoliduan këtë aspekt.


Një aspekt tjetër detar i konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, por në veçanti i sfidës midis Rusisë dhe Perëndimit, është ai i lidhur me Balltikun. Këtu loja, e rrënjosur gjithashtu në kohët e Luftës së Ftohtë, luhet në nivele të ndryshme.


Para së gjithash, Moska ka një pjesë të rëndësishme të flotës së saj në këtë det, atë të përfshirë në flotën balltike. Përmes dy qendrave të mëdha strategjike në këtë trup ujor, Kaliningradin dhe Shën Petersburgun, Kremlini manovron forcat e tij përgjatë rrugëve gjithnjë e më të vogla, por gjithmonë themelore.


Liria e manovrimit, e reduktuar mbi të gjitha nga bllokimi i qiejve në rajon, mbetet gjithsesi një element i domosdoshëm për strategjinë ruse, e cila, veçanërisht për Kaliningradin nënkupton edhe vetë mbijetesën e bastionit rus të rrënjosur midis Polonisë dhe Lituanisë.


Sa i përket Detit të Zi, çështja për NATO-n ka ndryshuar rrënjësisht perspektivën (dhe po kështu edhe për Moskën) me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik, dhe zgjedhjen e mëvonshme të vendeve baltike për t'u bashkuar me Aleancën Atlantike, dhe Bashkimin Evropian.


Kjo ka çuar në një zgjerim të qartë të perspektivës balltike të NATO-s, e cila, më parë ishte përjashtuar efektivisht për shkak të ish-Bashkimit Sovjetik, neutralitetit të Finlandës dhe Suedisë, dhe pranisë së Republikës Demokratike Gjermane, dhe republikave socialiste, midis Polonisë dhe vendeve balltike.


Nga viti 1999 (hyrja e Polonisë) deri në 2004 (Estonia, Letonia dhe Lituania) dhe më pas duke arritur në 2023 me pranimin e Finlandës dhe ndoshta Suedisë, rolet janë kthyer plotësisht.


Deti Balltik është bërë efektivisht një “një liqen i bllokut euroatllantik”, duke përmbysur kështu gjendjen që e bëri atë një rrugë të privilegjuar dhe të sigurt për Moskën në kohën e Luftës së Ftohtë.


Nëse kjo është e dukshme në planin politik dhe ushtarak, nuk duhet harruar një aspekt tjetër i “luftës” për rajonin, ai i energjisë.


Këto vende, veçanërisht ato ish-socialiste, ishin të ankoruara në politikën ruse të energjisë deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë, në varësi të plotë ose pjesërisht nga furnizimet nga Moska.


Jo vetëm kaq: Gjermania, pikërisht përtej Balltikut, kishte ndërtuar së bashku me Rusinë tubacionin e gazit Rrjedha e Veriut (Nord Stream) - dhe dyfishimin e mëvonshëm - i cili përbënte arkitraun e partneritetit strategjik, midis Berlinit dhe Moskës.


E gjithë kjo u revolucionarizua nga lufta. Sabotimi i gazsjellësit ruso-gjerman sanksionoi shkëputjen e Gjermanisë nga Rusia, edhe nga pikëpamja fizike, duke simbolizuar distancën mes këtyre dy vendeve, dikur miq de facto.


Për më tepër, inaugurimi i tubacionit Balltik, një tubacion gazi që lidh Norvegjinë dhe Poloninë, sanksionoi përkundrazi rritjen e partneritetit Atlantik, edhe në aspektin energjetik, duke forcuar lidhjet midis Oslos dhe rajonit të Balltikut.


Në të njëjtën kohë, vendet e zonës janë projektuar në masë të madhe në gazin natyror të lëngshëm, duke hapur kështu Balltikun për rrugët e anijeve për transportin e e tij (LNG), duke ndërtuar kështu themelet për një shkëputje të plotë nga Federata Ruse, e kombinuar me vendimin për t'u fokusuar në energjinë e rinovueshme, përmes impianteve në det të hapur.


E gjithë kjo nënkupton jo vetëm një revolucion strategjik, por edhe mundësinë që Balltiku të shohë një sfidë të re krejtësisht të ndryshme: atë për infrastrukturën nëndetëse.


Të cilat, në mënyrë të pashmangshme pas Rrjedhës së Veriut (Nord Stream) janë bërë dhe mund të jenë edhe më shumë një objektiv në të ardhmen.


Baltops është stërvitja kryesore detare e rajonit Baltik. Stërvitja, e udhëhequr nga Forcat Detare të SHBA-së në Evropë-Afrikë, dhe e ekzekutuar nga Forcat e goditjes dhe mbështetjes detare të NATO-s, ofron një mundësi unike stërvitore për të forcuar aftësinë e kombinuar të reagimit kritik, për ruajtjen e lirisë së lundrimit, dhe sigurisë në Detin Baltik.


MESDHEU MES NATOS-s, RUSISË DHE AKTORËVE TË PAVARUR.

Në betejën për detet evropiane, Mesdheu është padyshim tjetri nga teatrot më të mëdhenj.


Një premisë e rëndësishme duhet bërë në këtë pikë: sfida mes fuqive shtrihet në shumë aktorë jashtë Aleancës Atlantike.


I gjithë bregdeti jugor është i shkëputur nga blloku perëndimor, në të njëjtën mënyrë me atë të Mesdheut lindor, duke përjashtuar Greqinë dhe Turqinë.


Dhe kjo nënkupton një kontroll dhe aftësi shumë të ndryshme për të kontrolluar dhe influencuar në krahasim me Balltikun dhe Detin e Zi, që në fakt janë pak a shumë një lojë me dy porta.


Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Mesdheu nuk është në qendër të një sfide që ka të bëjë edhe në këtë rast me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara (kjo e fundit përmes NATO-s).


Dhe një sërë elementësh e vërtetojnë këtë. Para së gjithash, rëndësia që i jep Moska bazës siriane në Tartus, e cila, është kthyer në një qendër strategjike themelore për axhendën ruse, madje më shumë se “mbyllja” e Bosforit.


Që nga fillimi i mbështetjes së presidentit rus Vladimir Putin për Bashar Al Asadin, Tartusi ka rifituar pjesën e tij në hierarkinë ushtarake të Kremlinit, derisa është bërë një element thelbësor për Mesdheun dhe Lindjen e Mesme. Dhe kjo është parë edhe nëpërmjet rritjes së aktivitetit dhe pranisë së njësive në port.


Dinamizmi rus është theksuar gjatë viteve derisa ka rezultuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në një shpërthim të vërtetë në lëvizjet e anijeve dhe nëndetëseve të Moskës.


Lëvizje për të cilat ata shpesh kanë nisur paralajmërime edhe nga flota detare italiane.


Ata kanë nënvizuar vazhdimisht se ka qenë gjithmonë fjala për manovra të rregullta dhe jo për kërcënime, por, sinjali i dërguar nga marina ruse shpeshherë ka qenë shumë i qartë, dhe disa herë ka pasur një përshkallëzim tensioni, edhe me afrimin e këtyre njësisve në ato të Atlantikut, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.


Në anën tjetër të vijës, prania detare e SHBA-së dhe NATO-s garantohet nga i gjithë sistemi Atlantik që lidh të ashtuquajturin front jugor.


Nga gadishulli Iberik deri në Turqi, si dhe bazat britanike në Qipro, i gjithë bregdeti verior i NATO-s është sot plotësisht i mbuluar nga ombrella e Atlantikut.


Një mbulim i garantuar jo vetëm nga prania amerikane, por edhe nga aftësitë vendimtare ushtarake të flotës së fuqive rajonale. Në të vërtetë, Spanja, Franca, Italia, Greqia dhe Turqia janë në gjendje të sigurojnë monitorim të vazhdueshëm dhe efikas të të gjithë Detit Tonë (Mare Nostrum).


Tema e frontit jugor është e ndryshme, ku loja është, siç u përmend, shumë më komplekse.


Kaosi libian mbetet ende një pikëpyetje strategjike, edhe nëse prania turke në njëfarë kuptimi ka imponuar praninë e një partneri të NATO-s në Tripoli, së bashku me aleatët e tjerë perëndimorë (përfshirë Italinë).


Megjithatë, Cyrenaica mbetet një çështje e pazgjidhur, me Grupin Uagenr ende i pranishëm në rajon sot. Algjeria është një nga partnerët më të mirë të Rusisë në Afrikën e Veriut, dhe është një aleat strategjik i Moskës, i konfirmuar disa herë nga vizitat dhe marrëveshjet, ndërkohë që Algjeria po ashtu ka lidhje të forta me Italinë dhe Perëndimin.


Egjipti nga ana e tij ajo ka një politikë jashtëzakonisht autonome, në të cilën, marrëveshjet ushtarake me lojtarë shumë heterogjenë, dhe gjithashtu partneriteti me Kinën, një fuqi e interesuar për Kanalin e Suezit, kanë rëndësi të veçantë.


Izraeli nga ana e tij ka një axhendë specifike që kombinon lidhjet me Perëndimin, një aleancë me Shtetet e Bashkuara, me një rritje të fortë të fuqisë së tij detare.


Ky objektiv është i lidhur fort me zbulimin e fushave të rëndësishme të gazit në Levant, dhe të cilat kanë çuar gjithashtu në interesin e Iranit për të forcuar rrjetin e tij ndërmjetës midis Libanit dhe Gazës, dhe gjithashtu, në këtë rast, politika energjetike, veçanërisht për sa i përket pjesës lindore të Mesdheut, mund të jetë thelbësore për të kuptuar lojën e madhe në Detin Tonë (Mare Nostrum), ku qartë çdo aktor sillet në atë mënyrë që të japë dhe të ketë garanci, jo vetëm si aleat i një blloku më të madh, por, edhe për interesat e veta strategjike kombëtare, siç tregohet nga loja e gazit të Turqisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page