PJESA E PESTË | PAQËSORI PERËNDIMOR: RREZIQET E NJË LUFTE NDËRMJETËSE MIDIS SHBA-ës DHE KINËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jan 4, 2024
- 7 min read
Nga z. Emanuel Pietrobon, dhe z. Paolo Mauri.
Romë, Itali | Prej disa kohësh, fokusi i interesave të SHBA-së ka qenë në masë dërrmuese në Indo-Paqësor, që përkon me zhvillimin e ekspansionit kinez, që ka të bëjë si me sferën më rigoroze diplomatike/ushtarake, ashtu edhe atë ekonomike/tregtare.
Pas një periudhe të shkurtër historike, në të cilën, për të përmbushur kërkesat për siguri më të madhe, nga disa aleatë europianë, Uashingtoni e kishte ngrirë dosjen e Indo-Paqësorit për të zhvendosur vëmendjen e tij në atë evropiane, tashmë është e qartë se në Shtëpinë e Bardhë, dhe në një masë më të vogël në Kongres, ekziston një dëshirë për t'u kthyer në “strumbullarin drejt Azisë”, për t'u përpjekur të frenojë synimet kineze, të cilat, interpretohen nga Shtetet e Bashkuara - jo gabimisht - si një sfidë ndaj fuqisë së saj detare (talasokratike).
SHBA ka një gjurmë të fortë në Indo-Paqësor, veçanërisht në Paqësorin Perëndimor, ku mund të mbështetet në një sërë aleatesh, dhe bazash të avancuara, për të projektuar fuqinë e saj si funksion të politikës së sigurisë, e cila, përfshin kontrollin e dy oqeaneve që lagin Shtetet e Bashkuara kontinentale.
Uashingtoni ka zhvilluar një arkitekturë diplomatike të definueshme sipas modelit “qendër dhe fole”, duke shfrytëzuar si marrëdhëniet dypalëshe me disa shtete në rajon, ashtu edhe praninë e tij ushtarake, e cila, është më e mprehtë në Japoni, dhe Korenë e Jugut, për shkak të rezultatit të dy luftërave që pasuan njëri-tjetrin brenda një kohe të shkurtër. Uashingtoni ka gjithashtu masa mbrojtëse të avancuara diku tjetër, duke përfituar nga aleancat historike midis botës anglo-saksone, të cilat, po i shtrëngon më tej, pikërisht me një funksion antikinez (shih Aukus), dhe vazhdon të krijojë marrëdhënie me lojtarë të tjerë rajonalë, që kanë Kinën në në krye të agjendës së tyre të sigurisë, siç është India.
Në fund të fundit, SHBA ka një “barrierë” të vërtetë në Paqësorin Perëndimor, të cilën, po e përforcon në përgjigje të riarmatimit kinez, në mënyrë që të vazhdojë të jetë lojtari referues për ato vende në zonë, që mund të shikojnë nga Pekini, nëse Uashingtoni, do të shfaqte shenja dobësimi.
Përplasja mes dy gjigantëve globalë, për momentin, është e karakterit tregtar dhe diplomatik, dhe gjithashtu, shfrytëzon mjetet e njohura të Luftës Hibride, por, nuk mund të përjashtohet aspak që në të ardhmen të arrijmë një përfshirje më të gjerë me mjete ushtarake.
Në këtë drejtim, nuk mund të përjashtohet as që Shtëpia e Bardhë mund të vendosë të mos përfshihet drejtpërdrejt në këtë lloj konflikti, dhe se synon të përdorë palët e treta, për ta çuar atë përpara (luftë me prokurë), ose për të zbatuar operacione “nën pragun e konfliktit të armatosur”, duke shfrytëzuar fuqinë e saj ajrore-detare, e cila, për momentin është ende më superiore se ajo e Kinës, por, që mund të rrezikohet seriozish,t nga politika e riarmatimit të Pekinit.
KONTROLLONI NGUSHTICAT.
Siç u përmend, Shtetet e Bashkuara posedojnë një instrument ajror-detar të aftë për të bërë ndryshime, nëse është e nevojshme.
Marina e SHBA-së ka njëmbëdhjetë aeroplanmbajtëse me energji bërthamore, dhe një instrument të madh për luftë amfibe (duke përfshirë 9 njësi të mëdha të tipit LHA/LHD), që lejon marinsat të zbarkohen në një numër të konsiderueshëm, kudo në botë, në një kohë të shkurtër.
Uashingtoni ka gjithashtu baza jashtë shtetit të shpërndara në të gjithë Paqësorin Perëndimor, duke e bërë atë lehtësisht të aftë të kontrollojë pikat e mbytjes detare, përmes të cilave, linjat tregtare të transportit detar kalojnë në dhe nga detet e Paqësorit Perëndimor.
Pikërisht ky kontroll nga SHBA është në bazën e “Dilemës së Malakës”, e cila, ka kapluar Pekinin për dekada, pra mundësinë që SHBA të vendosë në mënyrë arbitrare, për qëllimet e veta, të bllokojë atë ngushticë jetike midis gadishullit të Malajzisë dhe ishullit Sumatra me qëllim mbytjen e ekonomisë kineze shumë të varur nga tregtia.
Kjo hipotezë nuk është aq e largët: SHBA-të kanë aftësinë për të shfrytëzuar aeroportin e Singaporit si bazë fillestare për operacionet ajrore-detare; Për më tepër, ato mund të mbështeten në mbështetjen që kanë në Filipine, dhe potencialisht, edhe në Vietnam, duke pasur parasysh miqësinë e re mes dy vendeve.
Anashkalimi i Ngushticës së Malakës (Malacca) do të ishte i vështirë pasi kalimet e tjera (Ngushticat e Lombok-ut dhe Sunda-s) do të ishin ende brenda rrezes së veprimit të SHBA-së duke shfrytëzuar Australinë dhe Filipinet, për më tepër, do të ishte kundërproduktive për shkak të çështjes së gjatësisë së rrugëve.
Prandaj, Marina e SHBA-së mund të zbatojë një bllokadë të vërtetë detare të këtyre kalimeve të detyrueshme dhe Pekini nuk do të ishte në gjendje ta kundërshtonte atë - për momentin - pasi nuk ka një instrument adekuat ajror-detar në dispozicion.
Prandaj ne e kuptojmë arsyen e riarmatimit kinez dhe politikën e zgjerimit në Detin e Kinës Jugore, ku Kina po ndërton dhe militarizon infrastrukturën në disa atole që ka pushtuar ilegalisht.
Nga ata ishuj, Pekini mund të kundërshtojë fuqinë detare të SHBA-së me aktivitetet kundër hyrjes / mohimit të zonës, dhe në perspektivë, t'i shfrytëzojë ato për të shtrirë krahun e tij të armatosur, përtej Zinxhirit të Ishullit të Parë. Nuk është vetëm çështja e Ngushticës së malakës (Malacca) për Pekinin. Shumë më në veri, anijet e marinës kineze detyrohen të hyjnë në Paqësor, nëpërmjet ngushticave të kontrolluara nga aleatët e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht nëse shikojmë në një hartë në veri të Tajvanit, mund të shohim se ngushtica Mijako (Miyako), është po aq e rëndësishme.
Ajo përfaqëson shtrirjen më të gjerë të detit, midis zinxhirit të ishujve midis Japonisë dhe Tajvanit, dhe në veçanti përfshihet midis Okinauas (Okinawas), e cila, siç e dimë, është shtëpia e bazave të rëndësishme ajrore dhe detare të SHBA-së, dhe Ishujt Senkaku, territot në qendër të një mosmarrëveshje mes Tokios dhe Pekinit.
Gjithashtu në këtë rast, mosmarrëveshja e gjen shpjegimin e saj pikërisht në nevojën e Kinës për të pasur një lloj kontrolli mbi atë ngushticë, si dhe çështjet e njohura që lidhen me peshqit, dhe burimet minerale të pranishme në trupin ujor të ishujve.
Byroja Politike organizoi disa shfaqje të forcës detare si afër Ishujve Senkaku, ashtu edhe duke hyrë në Paqësor me forcë përmes ngushticës Mijako (Miyako).
Në veçanti, këto veprime të fundit janë bërë më të shpeshta në pesë vitet e fundit, duke përkuar me rritjen e forcës detare kineze, e cila, tani mund të mbështetet në dy aeroplanmbajtëse në shërbim, dhe një të tretë (të projektuar rishtas), që po ngrihet.
Në rast të një bllokade detare të SHBA-së, Marina e SHBA-së do të kishte mundësinë të shfrytëzonte garnizonin e Okinauas (Okinawas) dhe të llogariste mbështetjen japoneze, e cila, në të ardhmen, mund të bazohet gjithashtu në militarizimin e Ishujve Senkaku, duke pozicionuar sistemet e raketave kundër anijeve: Tokio, në fakt, kohët e fundit, ka shkruar në strategjinë e re të sigurisë kombëtare se dëshiron të pajiset me instrumente raketash të qëndrueshme, me të cilat, mund të kryejë edhe sulme parandaluese, në bazat tokësore në territorin kinez, duke ndryshuar në mënyrë drastike doktrinën e saj të politikës së mbrojtjes. HIJA E LUFTËS ME PROKURË FRIKËSON PEKININ.
1- Duke luajtur në mënyrë sulmuese në oborrin e shtëpisë së Kinës.
2- Hapja e pasazheve në Kamboxhia dhe Laos.
3- Veproni në bashkëpunim me anëtarët e Dialogut Katërpalësh të Sigurisë.
4- Sfida e Rrugëve të Reja të Mëndafshit.
5- Mos harroni Vietnamin dhe Tajlandën. Këto janë disa nga sugjerimet që Korporata RAND, nëpërmjet reviztës “Foreign Policy”, i përcolli Uashingtonit, në fillim të vitit 2022.
Ashtu si Rusia dhe Kina po përpiqen ngadalë të hapin një front të konkurrencës së fuqive të mëdha në Amerikën Latine, oborrin e shtëpisë par excellence të Shteteve të Bashkuara, kështu kjo e fundit mund të kërkojë në të ardhmen e afërt të testojë aftësitë e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), përmes një lufte me përfaqësues përgjatë qendrave kryesore të Rrugëve të Mëndafshit të Ri, ose përgjatë zinxhirit të ishullit.
Asgjë nuk dihet për PLA-në, armikun e ushtrisë amerikane në zhvillim, për dekada.
Amerikanët duhet të hapin librat e tyre të historisë në faqet kushtuar 1979-ës, viti i luftës kino-vietnameze, ose 1962-shit, viti i luftës kino-indiane, për të marrë informacion mbi mënyrën se si luftoi ushtria kineze.
Ushtarët e Perandorisë Qiellore të rilindur, përkundrazi, dinë gjithçka për rivalin e tyre, sepse ai është në një gjendje lufte të përhershme që nga Lufta e Dytë Botërore, ose në çdo rast, ata kanë mundësinë të gjejnë atë që kërkojnë, mes spiunazhit dhe shfrytëzimit të të metave të demokracive liberale.
Shtetet e Bashkuara duhet të dinë se si Kina zhvillon luftën, dhe jo vetëm atë hibride, sepse, kjo është mënyra e vetme që ata kanë për t'u përgatitur në mënyrë adekuate, për ardhjen e fatkeqësisë së kuqe.
Prandaj, është e mundur, që një ditë ata do të përpiqen të fusin në kurth sfidën kryesore për shekullin e ri amerikan, duke ripropozuar strategji të provuara të Luftës së Ftohtë: luftëra me përfaqësues, kryengritje, revolucione me ngjyra, terrorizëm.
Deri më sot, Kina ka preferuar të mbajë një profil të ulët sa herë që dikush e ka hedhur dorashkën në shenjë sfide.
Ika nga Nikaragua i (ri)zhytur në luftë civile, në prag të hapjes së kantierit të ndërtimit “Anti-Kanali i Panamasë”.
Asnjë ndërhyrje e fuqishme për të zgjidhur problemin e terrorizmit në Pakistan.
Heshtja gjatë trazirave Sinhaleze të vitit 2022. Por reagimi mund të jetë i ndryshëm, nëse një zjarr vihej brenda oborrit të shtëpisë. Frika për të provokuar. Provokoni një përgjigje të parashikueshme për të vënë në lëvizje planin e dëshiruar. Dhe së fundi, vëzhgoni, provoni, dhe më pas, përpiquni të zhyteni.
VENDET PËR TË MONITORUAR.
Korporata RAND i ka ftuar Shtetet e Bashkuara të luajnë sulm në oborrin e shtëpisë së Kinës, veçanërisht midis Kamboxhias dhe Laosit, kështu që nuk do të ishte befasuese nëse kryengritjet e një lloji apo tjetër do të shpërthyen në Indokinë. Indokina, që sot, si dje, është hambari i Perandorisë Kineze.
Një çështje tjetër që mund të shfrytëzohet nga Shtetet e Bashkuara është ndarja e Detit të Kinës Jugore, ku pretendimet e Kinës - të mbështetura nga ndërtimi i ishujve artificialë - mund të jenë në gjendje të shkaktojnë konflikte me Vietnamin dhe Filipinet.
Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kanë një marrëveshje mbrojtjeje të ndërsjellë me këtë të fundit, e cila, de jure, kërkon që ajo të ofrojë mbështetje, në rast të një lufte mbrojtëse.
Në përgjithësi, është i gjithë perimetri i zinxhirit të ishullit që duhet të monitorohet.
Meqenëse zinxhiri i ishullit është një fushë e minuar blu, e krijuar për të parandaluar hyrjen e Kinës në det, dhe minat mund të vendosen në vende që Pekini po përpiqet t'i çlirojë nga ndikimi perëndimor, siç janë Ishujt Solomon.
Ishujt Solomon ku paqëndrueshmëria sociale është rritur krah për krah me depërtimin kinez, dhe të cilët, pasi janë të lidhur me Kinën, me një marrëveshje sigurie, do të ishin teatri ideal për të kryer një test stresi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments