top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E TRETË: ANIJE SPIUNE, SABOTAZHE DHE FIBRA OPTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 12, 2023
  • 5 min read

Nga z. Paul Mauri. Romë, Itali | Në fund të muajit shtator të vitit 2022, shefi i Shtabit italian të Mbrojtjes, Admirali Xhuzepe Kavo Dragone (Giuseppe Cavo Dragone), së bashku me ministrin e atëhershëm Lorenco guerini (Lorenzo Guerini) vendosën me efekt të menjëhershëm rritjen e masave për mbrojtjen e infrastrukturave strategjike nëndetëse me rëndësi për interesin kombëtar. Vendimi u mor pas sulmit në tubacionet e gazit Nord Strim (Nord Stream), të cilat, kalojnë përgjatë shtratit të detit Balltik, dhe lidhin Rusinë me Gjermaninë, gjë që tregoi brishtësinë e këtyre rrjeteve. Për këtë arsye, Marina italiane ka dyfishuar pajisjet e sigurisë të projektuara për të monitoruar tubacionet strategjike në territorin italian, të vendosura në fund të Mesdheut, duke u mbështetur në njësitë Rov (Automjet me operim në distancë), sipërfaqësore dhe nëndetëse, së bashku me personelin e Comsubin. Kjo pajisje u vu në prove gjatë stërvitjes Deti i Hapur 2022 (Mare Aperto 2022) të zhvilluar në tetor, e cila, kishte ndër objektivat e saj edhe mbrojtjen e tubacioneve të gazit, dhe kabllove të komunikimit. BRISHTËSIA E RRJETEVE NËNDETËSE. Kjo kritike nuk është e re: për disa kohë Marina - si dhe të tjera - ka identifikuar brishtësinë e rrjeteve nëndetëse, veçanërisht ato të përfaqësuara nga kabllot që mbartin komunikime telematike, të cilat përfaqësojnë “kufirin e ri të sigurisë globale. Në fakt, vlerësohet se rreth 97% e informacionit rrjedh përmes një rrjeti të dendur kabllosh që shkojnë për 1.3 milion kilometra, midis të gjitha kontinenteve. Satelitët kanë për detyrë - në kushte normale - të transmetojnë vetëm përqindjen e mbetur. Çdo ditë ky rrjet mbart rreth 10 trilion dollarë transferta financiare, dhe sasi të mëdha të dhënash, përveç kësaj, Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (Swift), e cila lejon 11 mijë institucione financiare të kryejnë mesatarisht 15 milionë transaksione në ditë, varet tërësisht nga kabllot e nëndetëseve. Kabllot me fibra optike janë të brishta dhe mund të dëmtohen në mënyra të ndryshme nga shkaqe natyrore, mjedisore ose aksidentale; dëmi që rezulton mund të riparohet relativisht lehtë nëse ndodhet pranë bregut, ndërsa një ndërhyrje në oqeanin e hapur do të ishte shumë më komplekse dhe e kushtueshme për shkak të vështirësive të shkaktuara nga thellësia e detit. Rëndësia e kabllove si një mjet komunikimi luan një rol të rëndësishëm në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë, pasi vendet varen prej tyre për sigurinë kombëtare, për të koordinuar operacionet ushtarake, kryerjen e misioneve diplomatike dhe mbledhjen e informacionit, duke përdorur të njëjtin rrjet të kabllove të të dhënave civile të nëndetëseve për komunikimet e klasifikuara ushtarake. Prandaj ky rrjet bëhet një objektiv me vlerë të lartë, dhe nëse deri para disa vitesh mundësia e një sulmi në det të hapur ishte e largët, sot me teknologjitë e reja të disponueshme falë përparimit të industrisë detare, kjo është bërë shumë më e sigurt. RRJEDHA E VERIUT DHE SABOTIME TË TJERA: OPERACIONE NDËRKOMBËTARE TË SPIUNAZHIT. Përveç sulmit në tubacionet Nord Strim (Nord Stream), i cili duke pasur parasysh thellësitë e Balltikut, në atë pikë nuk përfaqëson një sfidë të madhe inxhinierike/ushtarake, ne kemi pasur shembuj të fundit të shkëputjes së kabllove të thella nëndetëse, që i atribuohen aktivitetit njerëzor: në janar të vitit 2022, një nga dy sistemet kabllore nënujore të Svalbardit, që lidh Norvegjinë me Svalbardin, është prerë në mënyrë misterioze dhe komisioni norvegjez i hetimit ka mbledhur prova që tregojnë përfshirjen njerëzore në ndërprerjen e kabllove. Prerja e koordinuar e kabllove të shumta mund të jetë lehtësisht preludi i një konflikti të hapur (por edhe një veprim në spektrin e “zonës gri” të konflikteve) pasi mund të bllokojë një vend, ose rajon. Më e vështirë, por ende e realizueshme, është shfrytëzimi i tyre për spiunazh: kjo besohet të bëhet duke futur dyer të pasme gjatë procesit të prodhimit të kabllove, duke synuar stacionet e lidhjeve në breg, ose duke u lidhur me kabllot në det. Një shembull i këtij lloji operacioni të njohur si “Ivy Bells”, u krye nga Shtetet e Bashkuara në periudhën kohore midis viteve 1971-1981, duke vendosur pajisje dëgjimi në kabllot që lidhnin bazën detare ruse të Petropavlovsk-ut me Vladivostok-un. Kohët e fundit, në tetor të vitit 2015, në Oqeanin Atlantik, në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara, një anije ruse spiune, Jantari (Yantar), u zbulua nga zinxhiri Sosus (Sistemi i Mbikëqyrjes së Zërit), duke futur Uuv (mjet nënujor pa pilot) në det, ku janë vendosur kabllot nëndetëse që lidhin kontinentin e Amerikës së Veriut me Karaibet, dhe Amerikën e Jugut. Disa Uuv janë në gjendje të presin ose vendosin pajisje dëgjimi në kabuj. Ky aktivitet, si edhe shkatërrimi i mundshëm i tubacioneve nënujore, lehtësohet edhe sepse hartat e tubacioneve nënujore janë në domainin publik. Megjithatë, disa analistë argumentojnë se një sabotim i mundshëm i kabllove, do të kishte efekte të kufizuara, kjo pasi rrjeti mund të mbështetet në një kapacitet të caktuar tepricë, të dhënë nga numri gjithnjë në rritje, i lidhjeve nëndetëse. Kjo është e vërtetë, por vetëm pjesërisht: një sulm i kufizuar, ose i kryer në shkallë të gjerë, por për një periudhë të gjatë kohore, do të lejonte “sistemin” të thithte goditjen pikërisht për këtë arsye, por një sulm i koordinuar dhe i gjerë do të sillte rrjetin në gjunjë të një vendi dhe madje mund ta përjashtojë atë nga mundësia e kontaktit të menjëhershëm me komandat e tij më periferike ose me ato të vendosura në kontinente të tjera. Në thellësi të detit, nuk duhet harruar se një luftë tjetër e heshtur po zhvillohet gjithashtu midis njësive nënujore: nëndetëset përfaqësojnë një mjet themelor për marinat, pasi, falë fshehtësisë së tyre, ato janë perfekte për sulme të befasishme në trafikun detar, sulme tokësore me raketa lundrimi, për lëshimin e ICBM-ve, por, edhe për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës, ose për operacionet e forcave speciale. ASW (Lufta Anti Nëndetëse) luftohet gjithashtu nën det, dhe të kesh varka gjuetare/vrasëse që janë veçanërisht të heshtura, dhe kanë një rreze të gjatë veprimi, është esenciale jo vetëm për të kundërshtuar aktivitetin detar sipërfaqësor të armikut. LUFTA NË SHTRATIN E DETIT. Shfaqja e mundësisë për të goditur infrastrukturat e vendosura në shtratin e detit - në këtë drejtim duhet të mbahet mend se një strukturë po aq e brishtë është dhënë nga puset e platformave të nxjerrjes në det të thellë - ka sjellë me vete nevojën për t'i mbrojtur ato, dhe për këtë arsye zhvillimi i doktrinave dhe mjeteve për luftën në shtratin e detit. Për momentin, ekziston ende një përkufizim i pranuar në mënyrë unike për Luftën në shtratin e detit: për luftën në shtratin e detit nënkuptojmë, siç përkufizohet nga Shkolla Postdiplomike Detare e SHBA në vitin 2018, ato operacione që përfshijnë rrjete dhe sisteme nëndetëse të afta për të operuar në shtratin e detit, ndërveprojnë me sistemet e shtratit të detit, dhe që ndërmarrin veprime kundër sistemeve të tjera. Gjithsesi, dhe pikërisht për shkak të dinamikës që është shfaqur, së cilës, i shtohen sfidat teknologjike, me të cilat duhet të përballet industria, mund të përcaktohet një fushë e re, e cila, i shtohet të pestave që konsiderohen aktualisht nga bota ushtarake (deti, ajri, tokë, hapësira, dhe cyber), ose nëndetësja (ose nënujore). Megjithatë, duhet të merret parasysh se për të kontrolluar dhe për vepruar në një fushë, një forcë ushtarake duhet të ketë vetëdije të plotë të situatës, dhe të ketë aftësinë për të vepruar menjëherë brenda saj. Aftësia e një force detare për të vepruar nga dhe në thellësi të një oqeani është aktualisht jashtëzakonisht e kufizuar, apo edhe inekzistente, për disa marina, por hapja e këtij fronti të ri po i jep shtysë kërkimeve që përfshijnë mbrojtjen, akademinë, dhe industrinë, përmes një procesi sinergjik. Ne dëshirojmë të nënvizojmë se qasja kombëtare ndaj kryerjes së operacioneve në domenin e nëndetëseve - në bazë të përkufizimit teorik/strategjik për Marinën e së ardhmes - është gjithmonë e përbashkët (në nivel të përbashkët dhe ndërkombëtar), pasi nuk është e shkëputur nga pesë të tjerat klasike, dhe ka nevojë për bashkëpunim me aleatët dhe partnerët, për të bashkuar struktura dhe aftësi të ndryshme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page