top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E DYTË: LINDJA E MESME E RE | NGA SADAMI NË NGRITJEN E KINËS: SI KA NDRYSHUAR POLITIKA E SHBA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2023
  • 10 min read

Kryeministri i Irakut, Nouri al-Maliki dhe presidenti i Irakut, Jalal Talabani, së bashku me zëvendëspresidentin e SHBA-së Joe Biden dhe ambasadorin e SHBA-së në Irak, James Jeffrey, përshëndesin ndërsa himni kombëtar i SHBA-së dhe Irakut u luajt në një ceremoni të veçantë në Camp Victory, një nga bazat e fundit amerikane. në vend, në Bagdad, Irak më 1 dhjetor 2011. Foto: EPA/Khalid Mohammed.

Nga z. Lorenzo Vita (Lorenzo Vita). Romë, Itali | Ndeshja e SHBA-së në Lindjen e Mesme është aktualisht veçanërisht komplekse. Për shumë vite, veçanërisht në fazën pas fitores së Luftës së Ftohtë mbi Bashkimin Sovjetik, dhe për rrjedhojë me rënien e perandorisë socialiste, dhe të satelitëve të saj, Shtetet e Bashkuara u duk se ishin në thelb në gjendje të vendosnin për fatin e rajonit. Në mungesë të superfuqive rivale, Uashingtoni zhvilloi luftën e parë në Gjirin Persik, dhe më pas u vendos në një pozicion të favorshëm në disa arena lokale. Lufta kundër terrorit që filloi pas 11 shtatorit 2001, e ka forcuar më tej këtë pozicion të forcës, duke bërë që Uashingtoni të udhëheqë një fushatë politike, ushtarake dhe të sigurisë në një zonë që ka bashkuar Lindjen e Mesme me Azinë Qendrore, duke strukturuar një angazhim të madh, si në aspektin njerëzor ashtu edhe në atë që lidhet me kostot financiare. Lufta e vitit 2003 në Irak përfaqësoi në një farë mënyre fazën më evidente të këtij ndërgjegjësimi të SHBA-së për dominimin e saj në rajon. Angazhimi i drejtpërdrejtë kundër z. Sadam Hysen (Sadam Husein), në një formë që u shfaq de fakto e njëanshme, edhe në mungesë të mbështetjes politike nga disa prej aleatëve kryesorë evropianë dhe joevropianë, u shfaq si një shenjë elokuente e gatishmërisë së Uashingtonit, për të konsoliduar udhëheqjen e tij, në botën komplekse të Lindjes së Mesme. Por, është pikërisht nga ai angazhim i Irakut, që mund të vërehen një sërë elementesh, që në fund ishin fryt i një përpjekjeje për udhëheqje, dhe shkaqe të ndryshimit të pozicionit strategjik të SHBA-së në rajon. DY “LUFTËRAT E PAFUNDME”. Lufta në Afganistan, dhe lufta në Irak, siç u përmend më parë, përfaqësojnë kulmin e një faze zgjerimi, dhe fillimin e një rimendimi gradual të politikës amerikane. Pushtimi i Afganistanit në luftën kundër terrorit, dhe kundër talebanëve, kthehet në një konflikt nga i cili Shtetet e Bashkuara nuk mund të dalin, dhe që shkakton humbje të jetëve njerëzore, dhe parave të taksapaguesve, që politika amerikane nuk mund t'ia fshejë më opinionit publik. E njëjta gjë vlen edhe për Irakun, ku pushtimi që rrëzoi z. Sadam Hysen, nuk çoi në rezultatet që shumë segmente të elektoratit amerikan kishin shpresuar. Me presidencën e z. Barak Obama, çështja e angazhimit amerikan në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan fillon të jetë pjesë integrale e agjendës amerikane. Presidenti demokrat po përpiqet të sjellë në Shtëpinë e Bardhë një qasje të re për Lindjen e Mesme. Nga njëra anë, z. Obama po përpiqet të reduktojë kontigjentet amerikane jashtë vendit, të cilët kanë arritur një kuotë prej rreth 150000 efektivësh. Nga ana tjetër, qëllimi i presidentit amerikan është gjithashtu të bëjë përgjegjës rajonin e Lindjes së Mesme, duke shfrytëzuar si aleatët e tij historikë, ashtu edhe ata kundërshtarë, me të cilët ai kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet, më të egra dhe më të rrezikshme, për stabilitetin ndërkombëtar. Para së gjithash, me Iranin, me të cilin arrin një marrëveshje të vështirë për programin bërthamor, që do të dënohet nga kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu), dhe më pas do të anulohet nga pasardhësi i tij në detyrëz. Danëlld Tramp (Donald Trump). Megjithatë, qëllimet e z. Obama janë thelbësisht të errëta, dhe të paarritshme nga rrjedha e ngjarjeve. Zgjedhjet e presidentit demokrat, në fakt, rezultojnë krejtësisht joefektive, si në fuqizimin e partnerëve lokalë, ashtu edhe në uljen e kostove. Kjo konfirmohet si në konfliktet e vjetra (Afganistan dhe Irak), dhe në ato që shpërthyen nën presidencën e tij, pas të ashtuquajturës Pranverë Arabe. Në Irak, angazhimi i SHBA-së rezulton i pamjaftueshëm për të menaxhuar tranzicionin politik, deri në pikën që ndikimi iranian, një armik i lashtë i regjimit të z. Sadam Hysen, fillon të depërtojë në një mënyrë gjithnjë e më masive në Bagdad. Në Afganistan, e ashtuquajtura rritje e z. Obama, për të heshtur zgjimin e talebanëve me idenë e tërheqjes së shpejti, rezulton të jetë një lëvizje krejtësisht pa asnjë prespektivë të vërtetë fitoreje, përkundrazi, duke kontribuar në rezistencën më të madhe të studentëve të Kuranit (talibanëve), e kombinuar me mungesën e një strategjie të qartë për Afganistanin e ri të pasluftës. Ndërkohë, gabimet në menaxhimin e luftës në Irak, zbulohen mbi të gjitha në lindjen e asaj që do të bëhet inkubatori i Shtetit Islamik të ardhshëm: burgjeve. LUFTA NË SIRI DHE JEMEN DHE KONTRADIKTAT E SHBA-së. Lufta kundër Shtetit Islamik, e justifikuar me të njëjtat dispozita që bënë të mundur luftën e parë të madhe kundër terrorizmit, shpejt kthehet në angazhimin madhor të një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja që lufton njëkohësisht në Irak dhe Siri. Ky konflikt shpejt kthehet në një laborator për qasjen e re të Uashingtonit ndaj konflikteve lokale. SHBA nuk mund të përballojë trupa të reja në terren, edhe sepse kjo do të ishte në kundërshtim me angazhimin e z. Obama. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të mbështesin forcat vendore (lokale) që luftojnë hëm Bashar al Asadin ashtu edhe Shtetin Islamik, dhe nga ana tjetër, duke ndërhyrë me sulme kirurgjikale me forca speciale, dhe disa trupa për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve. Megjithatë, lufta në Siri, më shumë se ngritja e Shtetit Islamik në Irak, merr konotacione të ndryshme. Në fakt, konfliktit kundër terrorizmit islamik i bashkohet sfida - asnjëherë e drejtpërdrejtë - kundër zgjerimit të ndikimit rus dhe iranian në vend. Moska dhe Teherani, dhe me këtë të fundit milicitë kryesore shiite të lidhura me ta, ndërhynë me mbështetjen e Damaskut në një përpjekje (më vonë të suksesshme) për të shmangur rënien e regjimit. Megjithatë, kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të gjenden në një situatë veçanërisht të vështirë të luftës kundër ISIS-it, mospërputhjes kundër regjimit sirian, mbështetjes për forcat lokale, veçanërisht për kurdët (nga ana tjetër, armiqtë e një aleati të SHBA-së, Turqisë), dhe në fund, sfidës për ndikim në Lindjen e Mesme. Një kusht që shpesh ka përkeqësuar kontradiktat në axhendën e SHBA-së, që kanë arritur në opinionin e tyre publik, deri në atë pikë sa shkaku i angazhimit ekskluzivisht kundër ISIS-it, apo edhe i tërheqjes, është deklaruar shpesh në krahun Trampian të republikës. Në këtë, një peshë specifike në imazhin që ka ardhur për angazhimin e SHBA-së në Siri, ka qenë braktisja e kurdëve, aleatë në luftën kundër Shtetit Islamik, por në thelb u larguan kur Turqia e z. Rexhep Taip Ergogan (Rexhep Tajip Erdogan) shkaktoi fushata të ndryshme ushtarake në veri të vendit. Së fundi, Jemeni tregoi një anë tjetër të qasjes së re të SHBA-së në zonë. Një konflikt që është shfaqur veçanërisht në luftën kundër formacioneve të Al Kaedës, ose i lidhur me galaktikën Al-Kaediste në Jemen, por, në të njëjtën kohë, një angazhim që është përballur me rritjen e ndikimit iranian në Gadishullin Arabik, nëpërmjet milicive Huthi (Houthi). Përsëri, qasja ka rezultuar e vështirë për t'u kuptuar për shumë segmente të publikut, të cilët, kanë kritikuar gjithashtu luftën e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër forcave rebele, duke treguar dyshime për politikën e jashtme të SHBA-së me partnerët rajonalë. DËSHTIMI I MARRËVESHJES BËRTHAMORE. Rritja e të ashtuquajturës Gjysmëhënës Shiite, iu bashkua më pas asaj që për një pjesë të madhe të botës republikane amerikane, dhe për qeveritë izraelite, ishte dështimi i vërtetë i administratës së z. Obama: marrëveshja bërthamore iraniane. Kjo marrëveshje, e nënshkruar për të parandaluar që sfida midis Izraelit dhe Republikës Islamike të çonte në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy shteteve, tregoi mangësi të shumta, dhe sipas kritikëve, një tepricë kredie ndaj Ajatollahëve. Nuk është rastësi që z. Tramp (Trump), shumë afër qëndrimeve të z. Benxhamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu), zgjodhi menjëherë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja e lartpërmendur, duke ngjallur zemërimin e Iranit, por, edhe kritikat e asaj pjese të komunitetit ndërkombëtar, ende të bindur për nevojën e një pakti për programin bërthamor. Megjithatë, vendimi i z. Tramp (Trump) ishte një ilustrim elokuent i vështirësive të SHBA-së në menaxhimin e rajonit, duke zbuluar atë ndjenjën e tërheqjes tashmë në hije në ngritjen e Iranit në të gjithë rajonin, i aftë për të futur veten në politikën e shumë shteteve, dhe për të lëvizur forcat dhe përfaqësuesit e vet, në të gjitha konfliktet rajonale. Për z. Tramp (Trump), kjo aftësi kishte një emër: Gjeneral Kasem Sulejmani (Qasem Soleimani). Nuk është rastësi që arkitekti i zgjerimit të Republikës Islamike në Lindjen e Mesme është kthyer në objektivin kryesor të inteligjencës amerikane, deri në atë pikë, sa vetë z. Trump dha urdhër për ta vrarë me përdorimin e një droni, ndërsa ai ishte në Bagdad. BASTISJET KIRURGJIKALE DHE SALDIMI KUNDËR IRANIT. Vrasja e z. Sulejman Al Muhandis (Soleimani Al Muhandis), dhe lufta e vazhdueshme kirurgjikale ndaj liderëve të Shtetit Islamik, treguan qasjen e re të z. Tramp (Trump) ndaj konflikteve rajonale. Për presidentin amerikan, i cili mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me idenë e përfundimit të “luftërave të pafundme”, angazhimi i SHBA-së duhet të ishte vdekjeprurës, dhe me sa më pak njerëz të mundshëm. Një zgjedhje që kënaqi shumë elektoratin amerikan, i tërhequr nga ideja e uljes së kostove ekonomike, dhe mungesa e pothuajse humbjeve mes ushtarëve. Në të njëjtën kohë, sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Lindja e re e Mesme (dhe për rrjedhojë lloji i ri i punës së SHBA-së në rajon) në thelb duhet t'u delegohet forcave rajonale, të cilat, duhet të zgjidhin kështu dallimet historike në sfidën ndaj një armiku të përbashkët: Iranit. Pikërisht kjo qasje e re ndaj Lindjes së Mesme është arsyeja pse z. Tramp (Trump) po vë bast gjithçka për dy partnerë: Arabinë Saudite dhe Izraelin. Por për presidentin amerikan, gjithçka duhet të marrë formën e njohjes së shtetit hebre, dhe angazhimit të mëvonshëm kundër Teheranit. Për të marrë këtë rezultat, masa e SHBA është ajo e Marrëveshjes së Abrahamit, një platformë e cila sheh një numër vendesh arabe që angazhohen për njohjen e Izraelit, si një entitet i Lindjes së Mesme, dhe të lidhur me Uashingtonin, nga i njëjti plan gjeopolitik. TËRHEQJA NGA AFGANISTANI. Ndërkohë, mënyra se si z. Tramp (Trump) e shikon Lindjen e Mesme është gjithashtu e refuzuar në luftën tjetër të madhe të SHBA: Afganistanin. Udhëheqësi republikan, edhe në këtë rast, zgjedh një rrugë të dyfishtë: sulme të synuara dhe vdekjeprurëse, marrëveshje të reja për të lejuar tërheqjen e trupave amerikane (dhe bashkë me to perëndimore), me zotërit e rinj të Afganistanit. Mjeshtra të cilët, megjithatë, janë të njëjtët talebanë që u luftuan për dy dekada. Zgjedhja e z. Tramp (Trump), e vulosur në Marrëveshjet e Dohas, me disa përfaqësues të lartë të “Studentëve të Kuranit”, megjithatë rezulton e dobishme në mbështetje të propagandës së përfundimit të “luftërave të pafundme” amerikane, por, e dëmshme për fatin e Afganistanit. Z. Xho Baiden (Joe Biden), i cili, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë kur marrëveshja duhej të mërrte formë, e gjeti veten duke menaxhuar një pakt, që në fakt krijonte kushtet për shpërbërjen e shtetit, dhe për ardhjen e nxituar, dhe pa asnjë tranzicion, të talebanëve dhe të organizatave të tjera islamike. Tërheqja e z. Baiden (Biden) nga Afganistani, e cila, mbërriti papritur dhe pa asnjë lloj ndarjeje me aleatët perëndimorë, u dëshmua të ishte një katastrofë imazhi për Uashingtonin, dhe një pikë pa kthim për vendin e Azisë Qendrore. Refugjatët përpiqen në çdo mënyrë të largohen nga Afganistani, ndërsa gjaku i afganëve dhe ushtarëve amerikanë rrjedh në një seri sulmesh terroriste. Imazhe që për një periudhë të caktuar, duket se zbulojnë gjithashtu dobësinë e arkitekturës së Atlantikut, dhe që rrezikojnë marrëdhëniet midis Baidenit (Biden) dhe aleatëve të tij europianë. ARDHJA E KINËS. Gabimet e Shteteve të Bashkuara, kontradiktat e një angazhimi që shpeshherë është i vështirë për t'u kuptuar nga forcat lokale, dhe rregulli i vjetër i artë i gjeopolitikës, pra që boshllëku i lënë nga një fuqi herët a vonë plotësohet nga një tjetër, e lënë fushën të lirë për një superfuqi që ka mbetur prej kohësh në hijet e Lindjes së Mesme: Kinën. Pekini, duke shfrytëzuar të çarat në një shkëputje të SHBA-së që dukej e shpejtë, dhe ndonjëherë e çrregullt, ka hyrë në të gjitha frontet, nga Irani, me të cilin ka ndërtuar një partneritet strategjik, me rëndësi të konsiderueshme, gjer te monarkitë e Gjirit, aleatët e vjetër të SHBA-së, tani të tërhequr nga sirenat e një fuqie kërkuese të naftës, siç është Kina. Ndërkohë, luftërat, dhe shkatërrimet që ato sjellin pas në vendet më të prekura, hapin dyert për investimet e Republikës Popullore, siç dëshmohet nga marrëveshjet e para, për rindërtimin në Siri. Dhe për ta kurorëzuar këtë, nisma e Rrugës së Re të Mëndafshit, si nga deti ashtu edhe nga toka, sheh një korridor themelor në Lindjen e Mesme, që lidh ekonominë e Kinës me infrastrukturat e këtyre shteteve, dhe me aeroportet kryesore. Sot, ky angazhim kinez në këtë zonë, është shfaqur qartë mbi të gjitha me një risi në skenën rajonale: Marrëveshjen mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Zgjedhja e dy vendeve për të normalizuar marrëdhëniet e tyre duke rihapur ambasadat u bekua nga Pekini, i cili, nga ana e tij, e sheh Lindjen e Mesme të shkrihet me interes edhe në lidhje me Sirinë. Por, marrëveshjet ekonomike përfaqësojnë gurthemelin e kësaj levë të re të rëndësishme, në politikën aziatike. TENSIONET ME IRANIN VAZHDOJNË. Megjithatë, tërheqja strategjike e Shteteve të Bashkuara nuk përjashton idenë e mbylljes së Gjirit Persik, duke u përpjekur t'i japë një kthesë përfundimtare, dhe vendimtare, një rruge tërheqjeje, që nuk duhet të shfaqet si shkëputje, apo si rënie. Kjo për dy arsye. Nga njëra anë, Shtetet e Bashkuara duan të konfirmojnë rëndësinë e tyre në një kuadrat themelor për fatin e botës, dhe më konkretisht, të tregut të gazit dhe naftës. Nga ana tjetër, vullneti i SHBA-së është të bllokojë aspiratat kineze, të cilat, janë të lidhura me një dëshirë të ripërtërirë për udhëheqje dhe autonomi të fuqive lokale, duke filluar nga Arabia Saudite, dhe Emiratet, aq sa goditja e ndikimit rus në Siri, dhe në boshtin e saj me Iranin. Në të gjitha këto, çështja iraniane mbetet ende plotësisht në tavolinë. Lufta në hije me Izraelin vazhdon, me shpresën e shtetit hebre për të prishur ambiciet atomike të ajatollahëve, si dhe për të shkatërruar Gjysmëhënën Shiite. Sekuestrimi i anijeve në Gjirin Persik, një rrezik për lirinë e lundrimit, i cili, ka qenë gjithmonë shtylla e politikës amerikane në botë, përfaqëson vetëm arsyen më të vogël, për këtë tension të fshehtë. Dhe, vendimi më i fundit amerikan për të shtuar forcat në Gjirin Persik - avionë, mjete detare dhe njerëz - konfirmon idenë se Uashingtoni nuk e harron atë kuadrat. Edhe pse në një realitet shumë të ndryshëm, dhe gjithnjë e më kaotik. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page