top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E PARË: LINDJA E MESME E RE | LUFTA NË JEMEN: VATRAT E FUNDIT TË KRIZËS NË LINDJEN E MESME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 26, 2023
  • 4 min read

Updated: Aug 27, 2023


Nga z. Valerio Çiapaino (Valerio Chiappaino). Romë, Itali | Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur grupi intelektual dhe politik i të ashtuquajturve Neo-Kons, kontrolloi Shtëpinë e Bardhë, duke pëshpëritur ndaj presidentit të atëhershëm republikan Xhorxh W. Bush (George W. Bush) që planifikote të formësonte botën me sulme parandaluese, dhe ndryshim regjimesh, pas 11 shtatori, i cili, në fakt kishte hapur dyert për atë që do të hynte në histori, siç u shpall më vonë, si doktrina e Bushit, në një fjalim të famshëm në Kongresin amerikan, mbi Gjendjen e Bashkimit, në të cilin Iraku, Irani dhe Koreja e Veriut u cilësuan si shtete mashtrues.


Nuk është rastësi që dy nga tre kombet e përmendura i përkisnin një zone gjeografike që ishte djepi i qytetërimit, dhe i destinuar, të paktën në synime, të bëhej pikëmbështetja e një evolucioni të pandalshëm demokratik.


Në ato vite, Sekretarja Amerikane e Shtetit Kondoleza Raiz (Condoleezza Rice) e kishte përcaktuar bombardimin izraelit të Libanit në duart e lëvizjes terroriste shiite të Hezbollahut si “dhembjet e lindjes së një Lindje të Mesme të re”, një deklaratë pas së cilës fshihej ideja e një “shkatërrim krijues”, më i gjerë i praktikuar me luftën në Irak dhe rrëzimin e Sadam Huseinit.


Pranvera Arabe, e cila shpejt u shndërrua në një dimër të gjatë, dhe përpjekja e administratës Obama, për të formësuar një politikë të jashtme, të bazuar në strumbullarin drejt Azisë, më pas do të fshinin idenë amerikane të “kaosit konstruktiv” në botën arabe, i shoqëruar me një reduktim de fakto të ndikimit të Uashingtonit në rajon.


Megjithatë, edhe nëse vëmendja e qiramarrësit aktual në 1600 Avenue Pennsylvania, dhe e diplomatëve perëndimorë drejtohet e gjitha drejt Kinës dhe Rusisë, Lindja e Mesme ende paraqitet sot plot sfida, disa historike, disa të tjera krejtësisht të reja.


Çështja e vjetër izraelito-palestineze vazhdon të zvarritet pa zgjidhje. Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Malki kohët e fundit deklaroi se vendi i tij “tani është një tokë e harruar”, duke denoncuar mungesën e interesit të botës për procesin e paqes.


Përpjekja e fundit për të sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve daton në vitin 2014, me dështimin e ndërmjetësimit të z. Xhan Kerri (John Kerry), i dërguari special në rajon.


Gjatë presidencës Tramp (Trump) ka pasur zhvillime të rëndësishme, në të vërtetë më të njëanshme ndaj Izraelit sesa Palestinës. Presidenti miliarder në fakt e ka njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, me transferimin pasues të ambasadës, dhe ka nënshkruar marrëveshjet e Abrahamit, të cilat, sanksionojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit, Marokut dhe Sudanit.


Përpjekja për të arritur një marrëveshje përfundimtare mes dy shteteve që kanë luftuar për dekada, ka çuar në publikimin e një dokumenti të njohur si Vizioni për Paqe, i cili, megjithatë nuk arrin të bindë presidentin palestinez Abu Mazen.


Nënshkrimi i Marrëveshjeve të Abrahamit, së cilës, së shpejti mund t'i bashkohet Arabia Saudite, tregon se si bota arabe është e gatshme të shkojë përtej çështjes palestineze, e konsideruar në të kaluarën si sine qua non për të hyrë në çdo dialog me Tel Avivin.


Ndërkohë, kryeministri izraelit Benxhamin Netanjau (Benjamin Netanyahu) vazhdon të miratojë ndërtimin e vendbanimeve të reja, dhe të përqendrojë përpjekjet e tij, në një reformë të diskutueshme në drejtësi, që ka nxjerrë miliona protestues në rrugë, prej javësh të tëra, dhe ka vënë në rrezik stabilitetin shoqëror (social) të vendit.


Në realitet, megjithatë, në muajt e fundit rrjedhat e sulmeve terroriste në Bregun Perëndimor dhe në Izrael, i kanë kujtuar z. Netanjahu dhe z. Abu Mazen, se nuk mund të ketë paqe të mundshme, derisa të rivendoset dialogu i drejtpërdrejtë.


Në muajin korrik, Ushtria e Tsahal-it kreu një bastisje kundër lëvizjeve kryesore të armatosura në Palestinë, një nga operacionet më masive, që nga fundi i Intifadës së Dytë.


Në territoret palestineze, për më tepër, pakënaqësia po rritet jo vetëm kundër PNA - zgjedhjet legjislative të shtyra nga viti 2021 nuk janë mbajtur ende - por edhe kundër Hamasit, që administron Rripin e Gazës, ku nuk ka ujë dhe energji elektrike, për pothuajse të gjithë ditën dhe papunësia është 70%.


Si një efekt i kombinuar i vakumit gjeopolitik, pas sulmit në Irak, dhe kolapsit të atij shteti së bashku me luftën civile në Siri, terrorizmi ndërkombëtar ka gjetur terren pjellor në Lindjen e Mesme, duke përdorur luftën kundër të pafeve perëndimorë, si arsye të ekzistencës së saj.


Vendimi i administratës së z. Obama për të mos ndëshkuar përdorimin e armëve kimike nga Damasku, pavarësisht vijës së kuqe të vendosur nga presidenti amerikan, dhe mbështetja jo shumë e bindur e opozitës demokratike, ka lejuar Rusinë e z. Putin që nga viti 2015 të marrë drejtimin dhe të shpëtojë një aleat nga kërcënimi i avancimit të rebelëve, dhe terroristëve të ISIS.


Për disa analistë, sukseset ushtarake të Moskës në Siri, së bashku me zvogëlimin e amerikanëve në rajon, do ta kishin shtyrë z. Putin të ndërhynte më pas në Ukrainë. Nëse Siria, ku z. Asad (Assad) e shtypi revoltën, dhe u mirëprit edhe një herë nga “vëllezërit” e Ligës Arabe, ka pushuar së përfaqësuari një vatër aktive krize, është Jemeni aty ku po zhvillohet një nga luftërat më të pamëshirshme të pushtetit midis Arabisë Saudite (fuqia rajonale sunite), dhe Iranit, rivali historik shiit.


Në vitin 2014, lëvizja rebele Huthi (Houthi), e mbështetur nga Teherani, mori kontrollin e provincave veriore të vendit, dhe më pas pushtoi kryeqytetin Sana (Sanaa), dhe largoi Presidentin Hadi.


Me pranimin e princit të ri të kurorës, Mohammad Bin Salman, Politika e jashtme e Riadit është bërë më këmbëngulëse, duke çuar në ndërhyrje ushtarake, së bashku me një koalicion ndërkombëtar, kundër Huthive.


Shpresat për përfundimin e këtij konflikti të përgjakshëm u ringjallën pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Kina, e cila, sanksionoi rifillimin e marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit.


Megjithatë, për momentin, frytet e kësaj marrëveshjeje ende nuk janë korrur. Vetë Irani mbetet një tjetër front i nxehtë që është e pamundur të injorohet.


Kërcënimi i një sulmi parandalues ​​nga Izraeli, ndaj objekteve të lidhura me programin atomik të Teheranit, është më i gjallë se kurrë, në një kohë kur vendi u kaplua nga një fazë protestash intensive sociale, dhe po kërkon një ringjallje politike.


Ndërsa sytë e botës janë përqendruar te Evropa Lindore dhe Tajvani, ngjarjet që ndodhin pa një lidhje të dukshme mes tyre, dhe për të cilat shpesh lexojmë në gazeta në artikuj të shkurtër, na kujtojnë se Lindja e Mesme, është si një kuti shkrepseje që mund të marri flakë në çdo moment.


Në këtë rajon ka shumë zjarrvënës, jo mjaftueshëm zjarrfikës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page