top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PJESA E TRETË: LINDJA E MESME E RE | LINDJA E MESME DHE E ARDHMJA E MARRËVESHJES SË ABRAHAMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 27, 2023
  • 6 min read

Nga z. Fluvio Shalione (Fluvio Scaglione). Romë, Itali | Vetëm dy vjet më parë, më 13 gusht 2020, z. Danëlld Tramp (Donald Trump) vuri nënshkrimin e tij, në atë që në dritën e ngjarjeve, ishte projekti i fundit i madh i politikës së jashtme të SHBA: normalizimi i marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Bahreinit, zakonisht e referuar si “Marrëveshja e Abrahamit”. Këtyre, dy vendeve të para të Gjirit Persik që përqafuan frymën e pajtimit midis vendeve arabe dhe shtetit hebre, më vonë iu bashkuan Sudani dhe Maroku. Të gjithë, iu bashkuan Egjiptit (1978 Marrëveshjet e Camp David) dhe Jordanisë (Traktati i 1994), duke hapur kështu një çarje të madhe, në atë që për dekada, kishte qenë një front i bashkuar anti-izraelit. Aq më tepër që edhe Arabia Saudite dukej e prirur të ndiqte të njëjtën rrugë. Me një mijë hile dhe maturi, sigurisht: aleati dhe mbrojtësi amerikan Riadi (Rijadi), i cili, ndjek ëndrrën e vjetër të diversifikimit në lidhje me ekonominë e naftës, po kërkonte zhvillimin e një programi bërthamor civil dhe statusin e “aleatit të madh të NATO-s”, të njëjtin status e gëzojnë Izraeli, Jordania dhe Katari; dhe për t'u mbrojtur nga pjesa intransigjente e opinionit publik arab, që flirton me lëvizjet islamike, ai po bënte thirrje për një traktat paqeje, ose diçka të ngjashme me të, midis Izraelit dhe Palestinezëve. Një mal diplomatik për t'u ngjitur, por ndërkohë ishte një pyetje, dhe kontaktet u forcuan. Arabia Saudite hapi hapësirën e saj ajrore për fluturimet drejt dhe nga Izraeli, dhe në fillim, nga Tel Avivi në Xhedah (Jeddah), vetë Xho Baiden (Joe Biden) udhëtoi në korrik 2022. Izraeli njohu sovranitetin saudit mbi ishullin e Tiranit dhe Sanafirit në Detin e Kuq, dhe ndau shqetësimin për ekspansionizmin politik iranian (Jemen, Siri, Liban, Irak), dhe atë teknologjik (bërthamor), duke siguruar që dialogu të mos prishej. Ishte e qartë, për të gjithë, se anëtarësimi saudit do të ishte dera e hapur, për një ristrukturim të plotë politik dhe ekonomik, të Lindjes së Mesme. TË ÇARAT PAS SHPËRTHIMIT TË LUFTËS NË UKRAINË. Pastaj shumë gjëra ndryshuan. Sudani është zhytur në një tjetër luftë civile. Në Izrael, kryeministrat dhe qeveritë janë ndryshuar me radhë (Marrëveshja e Abrahamit u nënshkrua nga Benxhamin Netanjahu, i cili, para se të kthehej në pushtet në fund të vitit 2022, ishte zëvendësuar nga z. Naftali Benet, dhe nga z. Yair Lapid), trazirat sociale janë rritur, dhe konfrontimet me palestinezët janë përshkallëzuar. Por, mbi të gjitha, erdhi pushtimi rus i Ukrainës, dhe lufta që pasoi prej tij, me trazirat e mëdha ndërkombëtare që u provokuan. Lëkundjet u ndjenë menjëherë. Një muaj pas avancimit të trupave ruse në territorin ukrainas, ministrat e jashtëm të SHBA-së, Egjiptit, Izraelit, Marokut, Bahreinit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u takuan në Izrael, në Sde Boker, për të konfirmuar frymën e marrëveshjeve të nënshkruara dy vjet më parë. Shumë buzëqeshje, shtrëngime duarsh të ngrohta, por pa letra në fund të takimit. Dhe disa tensione lehtësisht të perceptueshme. Në radhë të parë, nga vendi i cili për vendet e Gjirit Persik, kishte vepruar si peshk pilot në lidhje me Marrëveshjet, përkatësisht Emiratet e Bashkuara Arabe. Z. Abdullahubin Zayed al-Nahyan, djali i themeluesit të Emirateve, z. Zayed bin Sulltan al-Nahyan dhe ministër i Jashtëm, kishte qenë nënshkruesi i Marrëveshjeve, por, edhe diplomati që në vitin 2019, e kishte pritur z. Vladimir Putin në Abu Dhabi me nderime të jashtëzakonshme, duke nënshkruar traktate me të, për energjinë dhe teknologjinë, me vlerë një miliard dollarë. Dhe në fakt, në fund të shkurtit 2022, Emiratet abstenuan në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që synonte të dënonte pushtimin rus të Ukrainës. Lëvizja kishte nxitur zemërimin e SHBA-së, e cila, megjithatë duhej të bënte më të mirën nga një situatë e keqe, më pas dhe më vonë, pasi Dubai është bërë një nga qendrat financiare dhe tregtare që i kanë lejuar Rusisë të mbajë në këmbë ekonominë e saj, në këtë vit e gjysmë lufte. Për më tepër, është e vështirë të analizohen arsyet e vendimit të Emirateve. Thuhej se ishte nxitur nga zhgënjimi për disa mosangazhime të SHBA-së, nga çështjet e sigurisë në zonë, me vendimin e z. Baiden (Biden) për të hequr Huthët e Jemenit nga lista e organizatave terroriste, ndoshta një lëshim për Iranin, në negociatat e ndërlikuara, dhe tepër konfidenciale për çështjen bërthamore. Fakti është se Emiratet nuk kanë ndryshuar politikën e tyre, dhe përkundrazi, kanë refuzuar të rrisin prodhimin e naftës, siç kërkoi vetë presidenti amerikan, për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë, pas ndarjes evropiane nga Risia furnizuese. RIORGANIZIMI I BILANCEVE. Megjithatë, ka të ngjarë që qëndrimi i Emirateve të jetë gjithashtu pjesë e riorganizimit të madh të ekuilibrit ndërkombëtar, që ka shkaktuar konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, madje, edhe në vendet më tradicionalisht të lidhura me Perëndimin. Katari, për shembull, nuk është përfshirë në Marrëveshjet e Abrahamit, por, siç është përmendur tashmë, i regjistruar në grupin e kufizuar të “Të të mëdhenjve jo-aleatë të NATO-s”. Autoritetet e Katarit kanë nënshkruar kontrata të rëndësishme dhe fitimprurëse (për shembull me Conoco Phillips, për eksportin në Gjermani të 2 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm natyror në vit në Gjermani, për të paktën 15 vjet, duke filluar nga viti 2026) me vendet evropiane, të etura për të zëvendësuar furnizimet ruse me energji, por as që kanë ëndërruar të heqin 19% të aksioneve që ata mbajnë në gjigantin rus të naftës Rosneft. Dhe Arabia Saudite, marrëdhëniet e privilegjuara të së cilës me SHBA-në datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, ka treguar kujdes të madh në ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë, deri në atë pikë, sa të vendosë në harmoni me Moskën, për të ulur prodhimin e gjysmë milioni fuçive nafte në ditë, për të mbajtur çmimin mbi një nivel të caktuar, akt të cilin, Kremlini me siguri do ta ketë vlerësuar. Edhe nëse nuk duam të flasim për blloqet e krijuara nga Kovid-19 (Covid), duhet të merren parasysh edhe trazirat e tjera që janë rezultat i proceseve politike afatgjata, por, që ngjarjet më të fundit pa dyshim i kanë përshpejtuar: për shembull, ripranimi i Sirisë së z. Bashar në Ligën Arabe, apo shkrirja mes Arabisë Saudite dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga prania e re dhe e rëndë e Kinës. ÇFARË MBETET NGA MARRËVESHJA E ABRAHAMIT. A mjafton e gjithë kjo për të recituar një de profundis për Marrëveshjet e Abrahamit? Përgjigja është jo. Potenciali është i paprekur. Më shumë se e shpërndarë, ajo duhet të konsiderohet e “ngrirë”, duke pritur që kriza më e gjerë ndërkombëtare, të ndalojë së trazuari aq shumë ujërat. Izraeli kishte investuar shumë te Marrëveshjet, duke u mobilizuar pa rezerva në një ofensivë të madhe diplomatike ndaj botës arabe sunite. Në vitin 2021, Presidenti Isak Hercog (Isaac Herzog) ishte i pari nga krerët e shtetit izraelit që vizitoi Emiratet e Bashkuara Arabe, të paraprirë nga udhëtimet e kryeministrit Naftali Bennet në Abu Dhabi dhe Egjipt, Ministrit të Jashtëm Jahir Lapid (Yair Lapid) në Bahrein, dhe Ministrit të Mbrojtjes Beni Ganc (Benny Gantz) në Marok. Për të mos folur për kontaktet mes drejtuesve të shërbimeve të ndryshme të sigurisë, për të cilat kanë ardhur lajme të pakta, por të shpeshta. Nuk ka asgjë për t'u habitur, sepse sipas të gjitha studimeve, përfituesi kryesor i aplikimit, dhe i një zgjerimi të mundshëm të Marrëveshjeve, do të ishte shteti hebre. Korporata Rand vlerësoi rritjen e mundshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Izraelit pas zbatimit të Marrëveshjeve në 2.3%, dhe një përparim i së ardhmes, erdhi me rritjen eksponenciale të vëllimit të tregtisë midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe: nga 11 milionë dollarë në vitin 2019, në 93 milionë në vitin 2020, deri në 309 milionë në vitin 2021, shifra të cilat, megjithatë, siç thekson Aspenia “nuk marrin parasysh mallrat e paklasifikuara, si diamantet dhe sektorin e shërbimeve”. Tani i çliruar nga varësitë energjetike (që nga viti 2020, shteti hebre ka qenë një eksportues neto i gazit), dhe në të vërtetë, i vendosur të bëhet një fuqi e vogël në këtë sektor, Izraeli mund t'i shikojë Marrëveshjet e Abrahamit si një bast të fortë “fitues”, në një sektor të teknologjisë së fundit, produktet e të cilit janë të lakmuara, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe për nevojat e sektorit civil nga monarkitë e Gjirit Persik, të detyruara efektivisht të importojnë gjithçka të nevojshme. Në të njëjtën kohë, Emiratet dhe vendet e tjera, kanë asete financiare, që me investimet e tyre mund të veprojnë si një motor shtesë, për ekonominë tashmë superdinamike izraelite. Për të mos përmendur efektin e përgjithshëm pozitiv, që një rrjet i vendeve përfundimisht të paqësuara, mund të ketë në ekonomitë dhe shoqëritë e të gjithë rajonit, veçanërisht, nëse arrihet një pakt midis SHBA-së dhe Iranit, për energjinë bërthamore, dhe nëse shkrirja midis Arabisë Saudite dhe Iranit konsolidohet. Qëndrimi i ri i Turqisë, e cila, ka rifilluar marrëdhëniet me Izraelin, dhe e shtyrë nga kriza ekonomike, ka përmirësuar ato me petro-monarkitë e Gjirit, është një shembull elokuent. Gjithçka që mbetet, pra, është të presim dhe të shpresojmë për një detent të ri ndërkombëtar, i cili, në çdo rast, mund të fillojë vetëm me përfundimin e luftës në Ukrainë. Si në raste të tjera në historinë e saj të torturuese, Lindja e Mesme vuan, përveç të vetave, edhe problemet e të tjerëve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page