top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK HANI I HOTIT: U ARRESTUA ARMANO PEPIÇ (PEPIC) | QYTETAR MALAZEZ I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR NDËRKOMBËTAR NGA AUTORITETET AUSTRIAKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 27
  • 2 min read

PKK Hani i Hotit, Shqipëri | Strukturat e Policisë Kufitare arrestuan;

1- Z. Armano Pepiç (Pepic), me moshë 38 vjeç, qytetar nga Mali i Zi, i cili, ishte shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

 

Ai u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të hynte në Shqipëri.

 

Në datën 8 maj të vitit 2024 atij i është shqiptuar masa e sigurimit vetjak “Arrest në burg”, për veprat penale:

1- Organizata kriminale”.

2- Vjedhja në rrethana rënduese”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e z. Pepiç (Pepic) në Austri.

 

Njoftim | PKK Hani i Hotit/Kapet në tentativë për të hyrë në Shqipëri dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Vjenë, 1 shtetas malazez i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

38-vjeçari i arrestuar, i akuzuar nga autoritetet gjyqësore në Vjenë, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin malazez A. P., 38 vjeç, banues në Mal të Zi.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Vjenë, Austri, më datë 08.05.2024, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Vjenën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit, në Austri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page