top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK KAKAVIJË: U ARRESTA XHEZMI ZYKAJ | I DËNUAR NGA GJYKATA E APELIT VLORË ME 3 VJET + 3 MUAJ + 27 DITË BURG PËR VEPRËN PENALE TË “PRODHIMIT DHE SHITJES SË LËNDËVE NARKOTIKE” KRYER NË BASHKËPUNIM.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

PKK Kakavijë, Shqipëri | Strukturat e Policisë Kufitare arrestuan;

1- Z. Xhezmi Zykaj, me moshë 34 vjeç, i shpallur në kërkim policor për prodhim dhe shitje droge.

 

Ai u arrestua teksa po hynte në pikën kufitare të Kakavijës.

 

Ai rezultonte i dënuar nga gjykata e Apelit Vlorë me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

 

Njoftim | Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Vlorë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç, banues në Fier.

 

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

 

Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page