PKK Kakavijë, Shqipëri | Strukturat e Policisë së Shtetit në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë arrestuan:
1- Z. Erjol Dylmishi, me moshë 46 vjeç, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ai akuzohet se fshehu automjetin e dy vëllezërve që akuzohen se sulmuan me armë zjarri automatike në Berat dy shokët e tyre, konkretisht, z. Antonio Merkaj dhe z. Apostol Dhëmbi, ngjarje kriminale e ndodhur në lagjen “Donika Kastrioti” më 2 janar të vitit 2025.
Ai akuzohet se fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit nga Durrësi, 36-vjeçari Fatjon Maloku, dhe 35-vjeçari Marko Maloku.
Automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas mësohet se është gjetur në qytetin e Durrësit.
“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh., të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen ‘Donika Kastrioti’. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar”, u tha në njoftim zyrtar.
Në banesat 2 vëllezërve të shpallur në kërkim është gjetur arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Njoftim | Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”, ku 2 shtetas (të identifikuar tashmë nga Policia), qëlluan nga automjeti me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve të tjerë.
Identifikohet dhe ndalohet në PKK Kakavije, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, 46-vjeçari që fshehu automjetin nga i cili qëlluan me armë zjarri 2 vëllezërit. Gjendet në Durrës, automjeti tip “Ford” që kishte fshehur ky shtetas.
Gjithashtu, gjenden në banesat 2 vëllezërve, arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se u qëllua, si dhe disa fishekë të saj.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, menjëherë pas kësaj ngjarjeje, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavije, vunë në pranga shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka fshehur automjetin tip “Ford” nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh., të cilët lëviznin me këmbë, në lagjen “Donika Kastrioti”. Nga të shtënat nuk pati shtetas të dëmtuar.
Vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim F. M. dhe M. M., si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të tjera të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments