PKK MORINË: U ARRESTUA DRITAN KULLAJ | ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR 2 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

PKK Morinë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dritan Kullaj, me moshë 41 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për dy vepra penale, konkretisht:
1- “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
2- “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Njoftim | PKK Morinë- Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D.K, 41 vjeç.
Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires