top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLAGOSJE ME THIKË NË LAGJEN “ÇELEPIAS” TË BERATIT: NJË I MOSHUAR 85 VJEÇ MBETI VIKTIMË | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ASLLAN FATIU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 24
  • 1 min read

Lagjja “Çelepias”, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një 85 vjeçar mbeti i plagosur me mjet prerës thikë, i cili, u transportua drejt Spitalit Rajonal Berat.

 

Ngjarja kriminale ndodhi në lagjen “Çelepias”.


Si doras po kërkohet z. Asllan Fatiu.


Njoftim | Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

 

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Bình luận

Đã xếp hạng 0/5 sao.
Chưa có xếp hạng

Thêm điểm xếp hạng
bottom of page