PLANETI FANTAZMË I SISTEMIT DIELLOR | SIMULIMI I DY ASTROFIZIKANTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 18, 2023
- 2 min read

Tokio, Japoni | Brezi Kuiper do të gjendej dhe do të kishte një masë nga 1.5 deri në tre herë më të madhe se Toka: kjo është hipoteza e z. Patryk Sofia Lykawka, dhe e z. Takashi Ito. Sistemi Diellor mund të përmbajë një planet ende të panjohur, të fshehur në rripin Kuiper, i cili, shtrihet përtej orbitës së Neptunit, dhe për këtë arsye quhet “fantazmë”. Hipoteza bazohet në disa simulime të publikuara nga dy astrofizikanë japonezë, nga z. Patryk Sofia Lykawka (nga Universiteti Kindai, në Osaka), dhe nga z. Takashi Ito (nga Observatori Kombëtar Astronomik i Japonisë), në revistën Revista Astronomike (The Astronomical Journal). Ndryshe nga studimet e ndryshme, që në dekadën e fundit, kanë hipotezuar ekzistencën e Planetit Nëntë, në skajin e sistemit diellor, ky simulim i fundit e kthen vështrimin te rripi Kuiper, shumë më afër nesh, një rajon në formë unaze, që pret disa objekte qiellore të përbëra kryesisht nga akulli. Sipas dy astrofizikanëve japonezë, disa prej këtyre objekteve, si asteroidet dhe kometat, do të silleshin në mënyrë anormale, sikur të ndikoheshin nga forca gravitacionale e një trupi më të madh se ata. Simulimet e tyre kompjuterike më pas çuan në një identikit të planetit fantazmë, një masë 1.5 deri në tre herë më i madh se i Tokës, me një pjerrësi prej rreth 30 gradësh, dhe një orbitë që do ta çonte atë në një distancë nga Dielli midis 250 dhe 500 njësi astronomike, ku një njësi astronomike është distanca Tokë-Diell, e barabartë me afërsisht 149.6 milionë kilometra. Kush e di nëse ky zbulim i ri do të çojë në kufij të rinj eksplorimi, dhe nëse turizmi hapësinor i së ardhmes, nuk do të jetë në planetin fantazmë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comentarios