“PLAZHI I RI”; SARANDË | U PROCEDUA PENALISHT ERVIS OGICI DHE NJË I MITUR 17 VJEÇ I LINDUR NË KOZAN TË GREQISË DHE BANUES NË KORFUZ | KRYEN SHPËRTHIME ME LËNDË PIROTEKNIKE DUKE SHKAKTUAR PANIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

“Plazhi i Ri”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit proceduan penalisht:
1- Z. Ervis Ogici, me moshë 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.
2- Një qytetar të mitur me moshë 17 vjeç, lindur në Kozan dhe banues në Korfuz të Greqisë.
Ata akuzohen se kryen shpërthime me lëndë pirotekinike mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, duke alarmuar banorët dhe vizitorët.
Ata janë nën hetim penal për veprën penale të parashikuar si;
1- “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Commentaires