PNEUMONIA E FËMIJËRISË | PAS KINËS SHUMË RASTE EDHE NË FRANCË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 27, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Franca, pas Kinës, gjithashtu e gjen veten që duhet të menaxhojë një numër të lartë të pneumonisë, tek fëmijët dhe të rinjtë, nën 15 vjeç.
Përtej Alpeve, shkaku kryesor i rritjes së rasteve do të ishte bakteri Mycoplasma Pneumoniae.
Në Francë, rritja e ndjeshme e rasteve nisi javën e kaluar, kur për këto infeksione pati një rritje prej 44% të shtrimeve në spital, të pacientëve nga zero deri në dy vjeç, në një javë.
Për pacientët midis dy dhe 14 vjeç, rritja është 23%.
Ndër simptomat e fëmijëve janë lodhja e fortë, temperatura, kolla e vazhdueshme dhe e thellë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments