Bogotë, Kolumbi | E arrestuar në fillim të mujait dhjetor për disa vrasje, përfshirë atë të ish-të dashurit të saj, vrasësja më e frikshme në Kolumbi është simboli i vendit në rritje të grave në kartele.
Flokët e saj të gjata të zeza ia fshehin fytyrën. Në një video që është bërë virale, znjsh. Karen Julieth Ojeda Rodriguez shfaqet me pranga, pantallona të shkurtra dhe një bluzë të shkurtër që zbulon pjesën e sipërme të belit të saj.
Jo më pak u desh për t'i vënë flakën rrjetit, i cili tashmë i ka vënë një pseudonim, “Kukulla”.
Kukulla në frëngjisht, u arrestua në Kolumbi në fillim të muajit dhjetor për një seri vrasjesh të lidhura me bandën Los de la M, nga e cila, thuhet se është krahu i djathtë, që ndodhi në rajonin Santander, në lindje të Medelinit (Medellin).
Vetëm 23 vjeçe, e reja e zjarrtë kryeson një rrjet të vogël vrasësish dhe dyshohet veçanërisht për vrasjen e ish-partnerit të saj.
Mjaft për të zgjuar disa fantazi: atë, në veçanti, të femrës fatale, fjalë për fjalë dhe figurativisht.
Gjatë arrestimit të saj, u arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar, njoftoi policia e Magdalena Medio-s.
Mes tyre, Paula Valentina Joya Rueda, 24 vjeçe, me nofkën Gorda Sicaria, dhe Leopoldo.
Ato të dyja dyshohet se kanë ndihmuar Kukullën (The Doll) të vrasë ish të dashurin e saj, një farë Deyvy Jesus, pasi i zunë pritë me pretekstin e zgjidhjes së një problemi financiar.
Ky i fundit më pas u qëllua për vdekje nga dy persona me motor.
Edhe pse aktualisht qarkullojnë shumë pak informacion për vrasësen, vështrimi i saj depërton në internet.
“Shikimi i djallit”, komenton një përdorues, duke zmadhuar fytyrën e saj. Të tjerët e seksualizojnë: “Unë mendoj se ajo më do mua”; “Pra ju po thoni se ajo është beqare?”.
Shumë shpejt disa personalitete imagjinuan për ta mishëruar në kinema. “Aubrey Plaza… ju keni rolin tuaj të ardhshëm të madh” apo “A jam e vetmja që mendoj për Audrey Plaza kur e shoh?”, lexojmë në rrjetet sociale virtuale, ndërsa të tjerët anojnë më shumë nga këngëtarja Billie Eilish.
Sido që të jetë, magjepsja me këtë kriminele po intensifikohet në këtë anë të Atlantikut.
Sidomos pasi arrestimi i saj nxorri në pah një prirje alarmante në Amerikën Latine. Përfshirjen në rritje të grave në krimet e organizuara.
Siç shpjegoi Instituti Gjinia në Gjeopolitikë në vitin 2020, vitet e fundit kanë parë shfaqjen e një feminizimi të krimit në vendet e Amerikës Latine, ku 27.3% e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë.
“Në këtë lloj shoqërie ku ka kaq shumë pabarazi, aq shumë varfëri, një patriarkat të fortë dhe ku gratë duhet të sigurojnë nevojat e familjes së tyre, krimi gjen një terren të privilegjuar rekrutimi. (...) Ndjenja e përkatësisë, nevoja për siguri dhe burime, nënpunësimi apo edhe varësia nga droga i shtyjnë ato t'i bashkohen grupeve të organizuara kriminale”.
Një periudhë qetësie? Ndër figurat kryesore femra të karteleve të Amerikës Latine, gjejmë meksikanen Ignacia Jasso, la Viuda de González, e njohur si La Nacha, e cila vdiq në vitin 1982.
Në Kolumbi, Karen Julieth Ojeda Rodriguez ndoqi gjurmët e Griselda Blanco, Queen Coca ose edhe Vejusha e Zezë, e supozuar si mentore e Pablo Eskobarit, i cili, u vra në Medelin.
Trashëgimtarja e saj, megjithatë, duket se përjeton një tjetër fat dhe një tjetër dënim, që tashmë i qetëson autoritetet kolumbiane.
Gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga disa media lokale, nënkoloneli Mauricio Herrara, i policisë së Magdalena Medio-s, deklaroi se këto arrestime synonin të rikthenin një periudhë qetësie në rajon. Vrasësja më e frikshme në rajon ishte më në fund pas hekurave - tha ai.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare