PO TESTOHET APARATURA PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE KRIRURGJIKALE NË HAPËSIRË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 2, 2024
- 1 min read
Uashington, Amerikë | Një kirurg robot prej dy kilogramësh i njohur si MIRA (Asistent Robotik i Miniaturizuar In-vivo) po shkon drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), në Misionin e 20-të, të Rifurnizimit Tregtar të NASA-s, Northrop Grumman.
Zhvilluar nga startup-i mjekësor Virtual Incision, MIRA synon të testojë aftësitë e saj kirurgjikale në një mjedis mikrograviteti, duke hapur rrugën për operacionet e ardhshme tek astronautët në hapësirë.
Kirurgu robot është i pajisur me dy krahë të kontrollueshëm, dhe do të funksionojë brenda një dollapi eksperimenti në ISS, duke simuluar aktivitetet kirurgjikale.
Ndërsa operohet aktualisht nga kirurgë njerëzorë, po bëhen përpjekje për të rritur autonominë e MIRA-s për procedura të pavarura.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments