PO VJEN GORK | RIVALI MË I RI I CHATGPT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 5, 2023
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Në një demonstrim të publikuar në rrjetin social, roboti i inteligjencës artificiale tallet me ish gurunë e kriptove, Sam Bankman-Fried, i dënuar për mashtrim.
CEO Illën Mask (Elon Musk) ka njoftuar se është gati të lançojë modelin e tij të parë të inteligjencës artificiale, të quajtur Grok, nga xAi, i cili, do të jetë i disponueshëm vetëm për përdoruesit Premium+.
Sipërmarrësi njoftoi se në disa aspekte është “modeli më i mirë që ekziston aktualisht”, duke bërë të ditur se sapo të dalë nga faza fillestare beta, Grok - kështu quhet sistemi - do të lançohet për ata që paguajnë 16 dollarë abonim në muaj.
Në orët e fundit, ai ka postuar disa herë rrjetin shoqëror Iks (X), duke treguar disa nga bisedat e tij me robotin, i cili, “është krijuar për të pasur pak sens humori në përgjigjet e tij”, shpjegon ai.
Më tej - vazhdon sipërmarrësi - Grok do të ketë atë që ai e përcakton si “një avantazh të madh ndaj modeleve të tjera.”
Kjo do të thotë, aksesi në informacion në kohë reale gjithnjë e më shumë në platformë.
Fillimisht pronari i rrjetit shqoëror Iks (X), kishte njoftuar se modeli do të ishte në dispozicion sot, për të korrigjuar më vonë veten.
Në pamjet e publikuara, ai pyet Grokin – që në anglisht do të thotë të kuptosh në mënyrë intuitive – nëse ka ndonjë lajm për Sam Bankman-Fried , ish-pronar i platformës kripto FTX i dënuar dje për mashtrim.
Boti përgjigjet me kauze: “Të mos harrojmë se ai mund të përfundojë në burg për 110 vjet. Shumë kohë për të medituar pasojat e veprimeve tuaja.”
Muajt e fundit, z. Mask (Musk) ka qenë shpesh kritik ndaj inteligjencës artificiale, e cila, do të ishte e aftë të na nënshtronte në të ardhmen, por, ai gjithashtu ka vlerësuar potencialin e saj, duke thënë se do të eliminojë nevojën për të punuar.
Musk dhe sfida për OpenAI.
Ai foli për censurën, duke iu referuar disa kufizimeve të robotëve të tjerë të inteligjencës artificiale (AI), si ChatGPT dhe Bard, por as Grok-u, megjithë premtimet për kërkim maksimal të së vërtetës, të bëra në muajin korrik, nuk është plotësisht i sinqertë.
Në fakt, kur z. Mask (Musk) pyet se si prodhohet kokaina, sistemi përgjigjet me një tallje, një shenjë se është programuar për të shmangur përgjigjen e disa pyetjeve.
Ekipi që punon në xAI vjen nga Google, Windows dhe marka të tjera të mëdha në industri.
Një tren, ai i inteligjencës artificiale, që sipërmarrësi nuk dëshiron ta humbasë, pasi ka humbur atë të Open AI.
Në fakt, z. Mask (Musk) fillimisht ishte ndër themeluesit e kompanisë që krijoiChatGPT.
Por, në vitin 2018, ai besonte se kompania kishte humbur shumë terren ndaj kompanisë Google.
Përgjigjet e Grok-ut.
Për këtë arsye ai u propozoi anëtarëve të tjerë, duke përfshirë edhe CEO-n aktual, Sam Altman, të blejnë kompaninë dhe ta drejtojnë atë personalisht.
Kur pjesa tjetër e investitorëve refuzoi, pronari i Tesla zgjodhi të largohej, në atë që sot duket se ka qenë një gabim i rëndë, të paktën nga pikëpamja ekonomike.
Tani ai premton se xAI do të jetë më i mirë se OpenAI.
A do ta mbajë fjalën? Priten përgjigjet nga Grok-u.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments