PODGORICË: PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN KAJA KALLAS THA SE BASHKIMI EVROPIAN FAVORIZON VAZHDIMIN E DIALOGUT PRISHTINË-BEOGRAD.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Podgoricë, Mali i Zi | Bashkimi Evropian po punon për mënyrat për të inkurajuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në mënyrë që të përshpejtojë procesin e normalizimit ndërmjet palëve.
Kështu deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas.
Duke folur sot në një konferencë për shtyp në Podgoricë me kryeministrin malazez Milojko Spajiç, përfaqësuesja e Lartë Kallas saktësoi se janë duke u konsultuar me të dërguarin e ri të posaçëm (special) të BE-së për Kosovën Peter Sorensen, për të analizuar metodat e dialogut dhe për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në qasjen e ndjekur deri më tani në procesin e negociatave.
“Normalizimi i marrëdhënieve - nënvizoi ajo - është shumë e rëndësishëme si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën pasi pa të asnjëra nga dy palët nuk do të mund të bëjë përparim në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian”.
Përfaqësuesja e Lartë Kallas ka mbërritur sot për një vizitë në Mal të Zi dhe në misionin e saj të parë në Ballkanin Perëndimor do të vizitojë Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments