Pogradec, Shqipëri | Një automjet u përfshi nga flakët dhe dy të tjera u dogjën pjesërisht.
Automjeti ishte i parkuar.
Mësohet se automjeti që u përshi nga zjarri ishte në pronësi të një ish-oficeri të Policisë Gjyqësore në Pogradec, e z. Leonard Dervishllari, i cili, kishte ditë që nuk e kishte lëvizur automjetin e tij dhe e kishte parkuar para banesës.
Policia vendore sqaron se zjarri ishte aksidental por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e z. Dervishllari.
Në deklaratën që ai ka dhënë ka sqaruar për policinë se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri përveç të tjerash ai është shprehur se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Së bashku me automjetin e tij u dogjën pjesërisht edhe dy mjete të tjera të parkuara afër tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments