top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICI I PUSHTETIT: LARGOHU SHEN (QEN)! | POPULLI: MOS MË PREK ME DORË! || BANORËT E PLAZHIT TË RRJOLLIT NË VELIPOJË KUNDËR NDËRTIMIT TË RESORTIT TË OLIGARKUT BASHKIM ULAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 26
  • 3 min read

Velipojë, Shqipëri | Banorët e Plazhit të Rrjollit në Velipojë kanë kundërshtuar sërish sot ndërtimin e një resorti në këtë zonë.

 

Ata akuzojnë se oligarku Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj se po u grabisin pronat.

 

Protesta këtë mëngjes nisi me përplasje dhe dhunë mes banorëve dhe policisë.

 

Puna për ndërtimin e resortit luksoz të biznesmenit Bashkim Ulaj në kufi me zonën e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë është kundërshtuar nga banorët që kërkojnë ndaljen e punimeve.

 

Në një moment gjatë përplasjes shihet i shtrirë në tokë edhe një banor, i cili është ndjerë keq pas përplasjes.

 

60 familje kërkojnë ndërprerjen e punimeve, ndërsa akuzojnë oligarkun Ulaj se në bashkëpunim me z. Shpellzaj u kanë grabitur tokat duke falsifikuar dokumentet e pronësisë.

 

Ata thonë se çështjen e kanë çuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në zgjidhjen e situatës së pronësisë.

 

Këtu një njeri i panjohur fare, del dhe merr 1500 dynym tokë, si ka mundësi. Edhe të jetë tokë publike, shteti duhet ta shohë pse ka marrë 1500 dynym tokë.


Ai nuk ekziston askund, del nga nëntoka, merr një pasuri që është e popullit.


Policia, ne kemi respekt. Por nëse është e mundur që po mbrojnë atë zotërinë, të na mbrojnë edhe ne.


Të ndalojnë punimet, të ulen rrafshit, të diskutojnë, të vijë ai zotëria që na ka marrë tokën, siç vi unë. Jam ballafaquar me atë dy herë, ai thotë e kam marrë tokën unë se më takon.


I kam thënë eja të merresh vesh me njerëzit. Të ndalojnë punimet dhe të merremi vesh, ne nuk duam konflikt me policinë.


Kam 400 dynym tokë me letra, me vendim gjykate, me dy vendime gjykate në 1996 dhe 2008.


S’ka ardhur njeri me na thënë që u kanë marrë tokën. Para një jave isha në Shkodër dhe çunat me marrin në telefon dhe thonë që janë duke punuar në tokë.


Vi këtu dhe një far Fatmir Shpellza, lind e rritur e banues në Malësi të Madhe.


Shpellza ka dalë pronar, mik i ngushtë i Ilir Metës. Meta e ka kaluar drejtor të hipotekës disa vjet në Malësi të Madhe, ka kaluar drejtor i pyjores në Malësi të madhe.


Ka qenë në pozita të veçanta dhe ka bërë çfarë ka dashur. Është lidhur me Ulajn, e ka mik.


Ka përpiluar dokumentet pa dëshmitarë. Bashkim Ulaj ka lekë boll, e kemi çuar në SPAK. Thonë do bëhen pallate.


Kjo pronë është me letra dhe dokumente. Ai që don me ditur për letrat tona, jemi të hapur të vijnë dhe të ballafaqohemi. E kam me vërtetim hipoteke.


Unë dua të ballafaqohem me letrat e personit. Është transferuar prona, është marrë në mënyrë fantazmë.


Nuk e njohim këtë person, del me 1500 dynym tokë. Person i paparë, nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë. Të jesh me një forcë politike dhe të marrësh kaq.


E di Fatmir Shpellza me kë e ka bërë. Nuk perëndojmë asnjë metër që nuk është e jona, kjo pronë është e jona dhe do ta mbrojmë me gjak.


Bashkim Ulaj të vijë këtu dhe të ulet në tavolinë të merremi vesh. Do vazhdojmë aksionin tonë deri në ndalimin e punimeve”, deklaruan banorët për mediat.

 

Shpellzaj është kreu i Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak në Malësi të Madhe nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” (Berisha-Meta).

 

Më 31 dhjetor 2024, oligarku Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik “Blue -Borgo” nga “Gener 2” dhe “Aba Blue Borgo”, sh.p.k.

 

Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh.

 

Po ashtu, kompania Gener 2 ka marrë me koncesion dhe segmentin Thumanë-Milot, aks me pagesë dhe tarifën e vjel kompania e oligarkut Ulaj.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page