top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA PUBLIKU PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E KLODIAN QOKLIT DHE SHKËLQIM XHIJËS (TË DY NGA CËRRIKU) | AKUZOHEN PËR ÇËSHTJE DROGE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 3
  • 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Autoritetet e hetimit penal shpallën në kërkim policor:

1- Z. Klodian Qokli, i lindur më 02.05.1989 në Elbasan, me vendbanim në rrugën “Naim Frashëri”, Cërrik.

2- Z. Shkëlqim Xhija, i lindur më 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan.

 

Ata akuzohen për veprat penale të parashkuara si:

1- Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

2- Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve në mbarë trojet shqiptare që të ndihmojnë me informacione për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page