top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS ARRESTOI MILLOVAN STEVIÇ; NEMANJA VAMOKIÇ; BRANKO RAKIÇ; PAVLE KRAGOVIÇ + 12 SERBË TË TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 6
  • 3 min read

Rruga “Gasper Karaqi”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Katër veta të vetëdeklaruar si pelegrinë (qytetarë serbë).

 

Ndër ta:

1- Njëri ishte toger i Policisë së Republikës së Serbisë.

2- Tjetri kapiten i Ushtrisë së Republikës së Serbisë.

 

Në automjetin e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal dy thika dhe një sëpatë.

 

Ata janë:

1- Z. Branko Rakiç, me vendbanim në Mitrovicë te Veriut.

2- Z. Nemanja Vamokiç, toger i policisë, me vendbanim në Novi Sad.

3- Z. Pavle Kragoviç, me vendbanim në Beograd.

4- Z. Millovan Steviç, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut.

 

Atyre u është gjetur edhe një fotografi e tre terroristëve të vrarë nga Policia e Kosovës në sulmin e Banjskës, të kryer nga grupi i kryesuar nga z. Milan Radoiçiç.

 

Për arrestimin e tyre reagoi edhe Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

 

Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje.


Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë - nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre - kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në komunikatë.

 

EDHE 12 SERBË TË TJERË JANË ARRESTUAR PËRGJATË DITËS SË SOTME NË PRIZREN.

 

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.

 

Në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet tona të sigurisë më datë 05.04.2025 dhe 06.04.2025, janë ndaluar gjithsej 16 persona, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.


Struktura e të ndaluarve ishte e kombinuar, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë.


Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, tha ndër të tjera ministri Sveçla.

 

Ministri Sveçla tha se në bazë të hetimeve penale paraprake, një toger ka lidhje të afërta familjare me anëtarin e grupit terrorist të Bansjkës, Nemanja Radivojeviç, me nofkën “Gandi”.

 

Sipas tij, “Gandi” është i lidhur me z. Vladimir Radivojeviç, të dyshuarin kryesor për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

 

Njoftim | Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë / 05.04.2025 - 18:30.

 

Katër të dyshuar meshkuj janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së tyre me targa të Serbisë janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe një sëpatë.

 

Të dyshuarit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page