POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA PUBLIKU PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E KLODIAN QOKLIT DHE SHKËLQIM XHIJËS (TË DY NGA CËRRIKU) | AKUZOHEN PËR ÇËSHTJE DROGE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Autoritetet e hetimit penal shpallën në kërkim policor:
1- Z. Klodian Qokli, i lindur më 02.05.1989 në Elbasan, me vendbanim në rrugën “Naim Frashëri”, Cërrik.
2- Z. Shkëlqim Xhija, i lindur më 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan.
Ata akuzohen për veprat penale të parashkuara si:
1- “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
2- “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Policia e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve në mbarë trojet shqiptare që të ndihmojnë me informacione për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments