top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E SHTETIT E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMPANIA “META PLATFORMS INC” LIDHËN URAT E BASHKËPUNIMIT PËR NJË LUFTË SA MË EFEKTIVE KUNDËR KRIMIT KIBERNETIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i Republikës së shqipërisë Drejtues Madhor Ilir Proda mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfaqësuesit e kompanisë “Meta INC.”, znj. Katerina (Kateryna) Kruk, Drejtuese Rajonale e Politikave Publike për Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe z. Bigër Uit (Birger Witt), Menaxher i Besimit dhe Sigurisë për Europën Qëndrore dhe Lindore.

 

Gjithashtu, në takim morën pjesë Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtoresha e Hetimit të Krimeve Kibernetike Drejtues i Parë Ervina Gjana.

 

Diskutimi gjatë takimit, tejet i hapur dhe kostruktiv, me objektiv parësor forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e hapësirës digjitale.

 

Takimi u përqendrua në adresimin e problematikave të hasura në platformat sociale të administruara nga kompania “Meta INC.”, si dhe në nevojën për krijimin e mekanizmave të përbashkët për rritjen e efikasitetit të hetimit dhe menaxhimit të rreziqeve online.

 

Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit falënderuan kompaninë “Meta INC.” për bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht për rastet emergjente që lidhen me mbrojtjen e të miturve, dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

 

Ky takim konfirmon përkushtimin e përbashkët për ndërtimin e një hapësire digjitale më të sigurtë për qytetarët dhe një proces hetimor më efektiv në përballje me sfidat kibernetike të kohës.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page