POLICIA E SHTETIT IDENTIFIKOI AUTOMJETIN QË KREU PARAKALIM TË GABUAR NË TUNELIN E MURRIZIT: ISHIN POLICË TË KOMISARIATIT MAT | DREJTORI I PËRGJITHSHËM ILIR PRODA: TË FILLOHEN PROCEDURAT NDAJ TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 22
- 1 min read

Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (sektori rrugor) identifikuan subjektin që ishte në drejtimin e një automjeti i cili kreu parakalim të gabuar në tunelin e Murrizit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda urdhëroi kryerje veprimesh proceduriale të parashikuara në legjislacionin në fuqi.
Njoftim | Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios