POLICIA E SHTETIT: NDAJ HETUESVE TË BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT U USHTRUA DHUNË FIZIKE NË AKSIN RRUGOR FIER-PATOS PËR SHKAK TË DETYRËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 days ago
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Ndaj hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit u ushtrua dhunë fizike në aksin rrugor Fier-Patos për shkak të detyrës nga disa subjekte të cilët janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Njoftim | Fier/Informacion paraprak.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, së bashku me hetuesit e BKH-së pasditen e sotme kanë qenë me shërbim në qarkun e Fierit.
Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier - Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme.
Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments