POLICIA NORVEGJEZE SË SHPEJTI DO TË MBAJË NJË ARMË SHËRBIMI PËRGJITHMONË | SHKAK KRIMI I ORGANIZUAR DHE SHTIMI I TË SËMURËVE MENDORË QË KËRCËNOJNË POLICËT E PAARMATOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 2 min read

Oslo, Norvegji | Policia norvegjeze së shpejti mund të mbajë një armë shërbimi përgjithmonë.
Aktualisht, Norvegjia është një nga vendet e pakta evropiane ku policia në përgjithësi nuk është e armatosur, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme të nevojës ose gjatë periudhave të kërcënimit të lartë terrorist.
Një projekt-ligj i paraqitur nga partia e krahut të djathtë, FRP, që do të ndryshojë ligjin aktual për të armatosur policinë do të diskutohet në parlament deri në muajin qershor.
Të gjitha partitë e tjera kanë mbajtur qëndrim kundër tij, por tani Partia e Qendrës (Senterpartiet) ka vendosur të mbështesë propozimin, i cili, tani mund të fitojë një shumicë parlamentare.
Znj. Emilie Enger Mehl e Partisë së Qendrës, pranon se ka ndryshuar mendje gjatë mandatit të saj trevjeçar e gjysmë si ministre e drejtësisë, i cili, përfundoi tre muaj më parë me daljen e partisë nga koalicioni qeveritar i udhëhequr nga Laburistët.
“Deri para 10-20 vitesh - kujton ajo - oficerët e policisë vepronin të paarmatosur në një klimë të ndjenjës së përhapur të sigurisë.
Por ka pasur një ndryshim kohët e fundit. Tani 85% e oficerëve të policisë besojnë se është e nevojshme të mbash një armë si çështje standard, duke cituar një raport të porositur nga ministria e saj në vitin 2022”.
Politikania Mehl beson se ndryshimi është diktuar nga disa faktorë, si ndryshimi në gjendjen e krimit të organizuar dhe gjendjen e njerëzve me çrregullime: “Vitet e fundit kemi pasur raste shumë të rënda në Norvegji ku persona me probleme të shëndetit mendor kanë vrarë njerëz apo edhe raste kur policia është thirrur për të mbështetur shpëtimtarët dhe oficerët janë sulmuar”, theksoi ajo.
E pyetur nëse një ligj për armatosjen e oficerëve do të minonte përjashtimin norvegjez, znj. Mehl u përgjigj: “Është thjesht një njohje e asaj që kemi parë tashmë dhe peshës së disa prej situatave që kam parë në tre vitet e gjysmë si ministre”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments